E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha flet shkoqur, tregon skenarin e opozitës: Mund të ketë përplasje, Rama ka frikë lëviz me makina të blinduara
Politikë

Berisha flet shkoqur, tregon skenarin e opozitës: Mund të ketë përplasje, Rama ka frikë lëviz me makina të blinduara

Sali Berisha, ish-kryeministri I vendit ka folur ditën e sotme në programin opinion për aktualitetin politik, por njëkohësisht dhe për zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas Berishës mund të ketë përplasje për shkak të qëndrimit armiqësor që mban Partia Socialiste, e cila për qëllim ka vetëm pushtetin.

“Opozita e do marrëveshjen. Nuk e ka këtë luftë për pushtete. Opozita nuk thotë të shuhet PS”.

Sali Berisha thotë se opozita e do marrëveshjen, por sipas tij nuk ka dialog me Ramën kryeministër. Nëse nuk realizohet një marrëveshje ai tha se vendi do shkojë në përplasje.

“Nuk përjashtohet mundësia për përplasje. Unë do them të vërtetën që është shumë e mundshme, sepse çfarë kemi deri tani një qëndrim armiqësor, refraktar total ndaj një problemi madhor që ka opozita. Ai u gëzua kur doli opozita, ai festoi. Ky rrezik madhor duhet të zhduket, duhet të largohet. Ky është i rrezikshëm”, theksoi Berisha.

Ish-kryeministri tha se nëse Rama është trim të mos futet në vrimën e miut në 30 qershor, por të dal në sheshin e burrave.

Sa i përket kërcënimit të që bëri ndaj Ramës, pas 21 janarit, Berisha tha: Ai erdhi me letër në xhep të mbante fjalim në zyrën time, asnjë njeri nuk futej dot në zyrën time.

Ndërkohë ndër të tjera Berisha ka komentuar dhe më gazetarin Lorenc Vangjeli.

Lorenc Vangjeli: Ka një informacion, që në datën 25 maj në vend të 1500 policëve do vënë nja 4-5 përballë demonstruesve. Ju i dilni për zot demonstruesve të mos kalojnë gardhin?

A do të ulet Basha në një tryezë dialogu me Ramën? Çfarë thotë Berisha dhe shton: Si reagoi kryeministri kur opozita dorëzoi mandatet

Sali Berisha: Demonstruesit armiqësinë e kanë me Edi Ramën. Midis atyre demonstruesve janë dhe ata që iu hodhën gazin fëmijëve të tyre në 6 të mëngjesit. I bindur të jesh ti që ata prindër të mos të kthehen më atë që kanë në dorë. Po ata të cilët ja u bënë me kryq shtëpitë tek unaza, po ai të cilit ti i ven kryqin në shtëpi është i gatshëm të të jap 10 vjet që kishte për të mbrojtur atë që kishte ndërtuar. Janë këto kategori që janë të gatshëm ta shqyejnë Edi Ramën. Udhëton me 3 mjete të blinduara kushtojnë 1 mln e 300 mijë euro.

Pjesë nga biseda:

Berisha: Po të lexoni reagimin e deputetëve gjermanë, aty ekziston një kuadër për të folur për të gjitha. Nëse unë e kuptoj drejt atë që kanë deklaruar deputetët gjermanë unë e lexoj se aty mund të negociohet gjithçka. Aty ka një dimension të jashtëzakonshëm për trajtimin e të gjitha problemeve pa kushte.

-A do të ulet Basha me Ramën?

Berisha: Nuk besoj që ulet.

–Nuk besoni?

Berisha: Jo nuk besoj se ulet! Opozita e do marrëveshjen. Nuk e ka luftë për pushtet. E ka për zgjedhje të lira. Opozita nuk mund ta përjashtoj Edi Ramën si kryetar i Partisë Socialiste. Nuk kërkon të shuhet Partia Socialiste pavarësisht inkriminimit. Rama kryeministër që shkruan se kur do të zhduket opozita. Që këtu Rama meriton që të ngrihen shqiptarët nga Konispoli në Vermosh. Unë po them të vërtetën që është shumë e mundshme që të ketë përplasje civile. Kemi një qëndrim armiqësor. Ai u gëzua kur doli opozita. Ai festoi. Mos u fut në vrimën e miut më 30 qershor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.