E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas letrës së katërt për Bashën, Rama me tjetër mesazh: Durimi nuk është të presësh duarkryq, por…
Politikë

Pas letrës së katërt për Bashën, Rama me tjetër mesazh: Durimi nuk është të presësh duarkryq, por…

Pas letres se katert publike qe i shkruajti kryedemokratit Basha, kryeministri Rama ka reaguar me nje tjeter mesazh ne rrjetet sociale. 
Duke iu referuar thenies se mencur te Leon Tolstoit per durimin, Rama citon se “Durimi është të vazhdosh kur vazhdimi është i vështirë dhe i ngadaltë”.
Mesazhi vjen teksa ne fund te letres se sotme, Rama i shkruante Bashes, se “Këto letra të miat po zgjaten përditë, sepse po mbarojnë! Dhe me durim po Ju përsëris, ejani në Dialog. Pa kushte dhe pa frikë. Kushtet dhe frika, janë pengesat që do Ju nxjerrin nesër si dështak nga politika, nëse nuk i nxirrni sot fishek nga vetja”.
Mesazhi i Rames ne Twitter 

ram

Ne letren e bere publike paraditen e sotme, pak para se opozita e bashkuar te proetstoje para zyres se tij, duke kerkuar largimin e tij dhe te qeverise, Rama i shkruan prere Bashes se “Bashkë me dorëheqjen time, Ju i dashur Lulzim, duhet të harroni edhe se mund ta nënshtroni shumicën, duke imponuar me dalëmendjen e një pakice në tkurrje, anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit – të cilat nuk i kam caktuar unë po Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nuk i kam në dorë unë, po populli shqiptar”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.