Partizani 26 vite pritje për titullit kampion
Partizani është kampion i këtij edicioni në Kategorinë Superiore. U deshën plot 26 vite pritje që ky ekip të rikthehej te titulli.
Të kuqtë e kryeqytetit u shpallën zyrtarisht fitues të trofeut pak javë para mbylljes së kampionatit, ndërsa sot kanë zhvilluar festën madhështore pas ndeshjes me Kukësin e cila përfundoi 1-1.
Presidenti i FSHF-së Armand Duka se bashku me sekretarin e përgjithshëm, Ilir Shulku, i dhuruan medaljet lojtarëve dhe drejtuesve të Partizanit.
Trofeu u ngrit lart nga kapiteni i skuadrës Alban Hoxha, ndërsa atmosfera ka qenë vërtet e jashtëzakonshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



