E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arta Marku prezanton raportin për 2018: Vit jo i zakonshëm për shkak të vettingut, Vlora më e goditura nga krimi
Lajme

Arta Marku prezanton raportin për 2018: Vit jo i zakonshëm për shkak të vettingut, Vlora më e goditura nga krimi

Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka prezantuar sot  përpara Komisionit të Ligjeve raportin e Prokurorisë për vitin 2018.

Gjatë fjalës së saj Marku bëri përmbledhje të punës së organit të akuzës gjatë vitit që lamë pas ndërsa tha se edhe në vitin 2018, qarku me kriminalitetin më të lartë është Vlora, ndërsa me kriminalitetin më të ulët është Dibra.

 

Marku ka deklaruar se “2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për shkak të Vettingut dhe se janë bërë shumë shkarkime prokuroresh “prandaj kanë qenë pak apatike sepse ky proces i ka bërë të pasigurtë”.1558950810_artamarku“Prokuroria ka zbatuar të gjitha ligjet në fuqi dhe rekomandimet e Këshillit të Ministrave, rekomandimet e BE, për të shpejtuar rrugën për integrimin e BE. Për vitin 2018 kemi më shumë procedime penale se në vitin 2017. Viti 2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për prokurorët dhe gjyqtarët, për shkak të procesit të vettingut. Prokurorët kanë qenë disi apatik, pasi në mënyrë të pashmangshme ka ndikuar në punën e tyre.

Një pjesë e procedimeve janë nisje nga Prokuroria, ndërsa më shumë janë referime nga qytetarët dhe policia. Gjithsej, janë bërë më shumë se 57 mijë procedime. Më shumë procedime penale janë shënuar në Tiranë, më pas në Durrës, Elbasan, Shkodër.  Përqindja më e ulët e kriminalitetit është në qarkun e Dibrës, kurse më të lartë e ka qarku i Vlorës. Veprat penale më të lartë janë vjedhja e pasurisë, krime ndaj personit, krimet ndaj tokës, veprat e dhunës kryesisht në familje. Në 2018, janë dënuar më shumë se 10 mijë persona”, deklaroi Marku.

Kryeprokurorja Marku tha se Prokuroria gjatë 2018 ka goditur rrjetet kriminale, korrupsionin në qeverisje dhe grupimet mafioze kudo ata veprojnë. Marku shtoi se janë ulur veprat penale për korrupsion të qeveritarëve.

Arta Marku tha se ndër qarqet me më pak kriminalitet është Kukësi, Berati e në fund me shifrat më të ulta të rekordeve kriminale, është Dibra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.