E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestat e opozitës, Basha i përgjigjet pyetjes se “kur do rrëzohet Edi Rama?”
Politikë

Protestat e opozitës, Basha i përgjigjet pyetjes se “kur do rrëzohet Edi Rama?”

Basha i përgjigjet pyetjes se “kur do rrëzohet Edi Rama?”: Rrëzimi I të keqes detyrë kombëtare, ejani të gjithë me 2 qershor në protestë

Nga takimi që ka zhvilluar me qytetarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në zonën e Kinostudios në Tiranë, kreu i PD-së Lulzim Basha bëri apel ndaj tyre për pjesmarrje masive në protestën e 2 Qershorit përpara kryeministrisë.

Basha tha se sipërmarrësit pyesin teksa mirëpresin platformën e PD-së se kur do të rrëzohet Rama nga pushteti duke thënë prerë se kjo sipas tij do të ndodh të dielën e ardhshme në orën 19:00.

“Ndërkohë që mirëpresin platformën tonë ekonomike, 98 % e sipërmarrësve kanë vetëm një pyetje: Kur do ta hidhni, kur do ta rrëzoni? Sot është rasti këtu në Tiranë, të flas fare hapur e sinqerisht me këdo që e bën këtë pyetje, sepse i ka ardhur aty ku smban më. Pyetja nuk i drejtohet vetëm Partisë Demokratike dhe vetëm Lulzim Bashës as edhe vetëm opozitës.

Rrëzimi i të keqes është detyrë kombëtare, ndaj përgjigjen po e jap unë, në emër të gjithë atyre që keni pyetur të dashur bashkëqytetarë se kur do ta rrëzojmë: Ejani të dielën në orën 19 në protestën tonë, bashkohuni me lëvizjen tonë, bëhuni pjesë e çlirimit të Tiranës, e çlirimit të Shqipërisë, nga kjo bandë hajdutësh dhe kriminelësh. Protestat dhe bashkimi popullor janë rruga e vetme e rezistencës, e përballjes, e largimit të të keqes, e rrëzimit të bandës kriminale në pushtet”, deklaroi Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.