E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U arrestua për vrasjen e ish-policit Arben Bilali/ Gjykata e Tiranës jep vendimin për Gjergj Cukalin
Lajme

U arrestua për vrasjen e ish-policit Arben Bilali/ Gjykata e Tiranës jep vendimin për Gjergj Cukalin

Gjykata e Tiranës vendosi masën e arrestit me burg për Gjergj Cukalin, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.

Cukali u arrestua një ditë më parë lidhur me vrasjen e ish-policit, ndërsa Prokuroria pretendon se ka prova shkencore që vërtetojnë përfshirjen e tij në krim.

Për rreth dy orë Gjykata e Tiranës ka dëgjuar pretendimet e palëve dhe në fund vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Cukalit dhe caktoi ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat.

Gjatë seancës, mësohet se Cukali nuk ka folur, ndërsa prokuroria provën më të fortë ka pasur ADN-në e gjetur.

Cukali u arrestua mbrëmjen e së enjtes, në afërsi të kryqëzimit pranë shkollës “Vasil Shanto”. Një grup i Operacioneve Speciale po e mbante në vëzhgim prej disa ditësh, derisa ranë në gjurmët e tij, teksa po lëvizte në këmbë në rrugicat e zonës, ku edhe u prangos. Burime nga Policia thanë se kanë siguruar prova shkencore, që e implikojnë 40- vjeçarin Gjergj Cukali në vrasjen e ish-policit Bilali.

Bëhet fjalë për ADN-në që u zbulua nga disa mbetje biologjike në makinën e sekuestruar ditën kur ndodhi vrasja e 50-vjeçarit Bilali. Pas ekzaminimeve ka rezultuar se bëhej fjalë për profilin gjenetik të Cukalit. Por jo vetëm kaq, pasi në makinë janë fiksuar edhe gjurmët e tij të gishtave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.