E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjimet në “BILD”/ Avdylaj jep emrin për kandidat të PS: E kupton ku e kam fjalën? Të jesh edhe ti me këto, se…
Politikë

Përgjimet në “BILD”/ Avdylaj jep emrin për kandidat të PS: E kupton ku e kam fjalën? Të jesh edhe ti me këto, se…

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar sot përgjimet të reja telefonike mes kryebashkiakut Vangjush Dakos dhe Astrit Avdylajt, pjesë e grupit kriminal të “Avdylajve” në Shijak, si dhe me zyrtarë të Partisë Socialiste.

Në këtë përgjimin tregohet se si Avdylaj ndikon për vendosjen e kandidatëve për deputetë në listën e PS. Në rastin konkret bëhet fjalë për Ilir Ndraxhin.

 

“Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak i telefonon kryebashkiakut të Shijakut për të organizuar një takim me të, me Vangjush Dakon, kryebashkiak i Durrësit, dhe me një kandidat të mundshëm dhe deputetin aktual ‘Liri’ (Ilir Ndraxhi), një person që klani kriminal i Avdylajve kërkon të vendoset si kandidat i PS.415645454

Takimi organizohet për të bërë pikërisht këtë: që të finalizohet një marrëveshje që Ilir Ndraxhi do të vendoset si kandidat i PS në Durrës, për të përfaqësuar interesat e klanit kriminal Avdylaj dhe klani Avdylaj do të ofrojë mbështetje të plotë për fushatën e PS në Durrës”, shkruan Bild.

KETU gjeni pergjimin audio

Përgjimi:

Astrit Avdylaj: Alo!

Ardian Kokomani: Hë mo!

Astrit Avdylaj: Si je kryetar?

Ardian Kokomani: Si ke qenë?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ça po bën?

Ardian Kokomani: Jam akoma këtej, sa kemi mbaru dhe po hamë drekë.

Astrit Avdylaj: Të bëftë mirë! A e di pse të mora unë?

Ardian Kokomani: Po?

Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit…alo?

Ardian Kokomani: Po, po, të dëgjoj, po.

Astrit Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i Lirit dhe Jupi. Do pim një kafe nesër në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora sot me një fjalë.

Ardian Kokomani: Atëhere, nesër në 10:00 do jemi 5 minuta te Pallati i Kulturës, se ka vdek Niko Bespalla, ish-futbollisti jonë, shijaksi jonë.  Është ceremonia te Pallati i Kulturës dhe takohemi atje.

Astrit Avdylaj: Do takohemi në një kafe, do sjell Paparitin, që të jemi nesër që…më kupton?

Ardian Kokomani: Pa merak pa merak.

Astrit Avdylaj: Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe Juli…e kupton ku e kam fjalën? Ngaqë është edhe ai, që të jesh edhe ti normal, po nuk ishe ti, a më kupton?

Ardian Kokomani: E kuptoj!

Astrit Avdylaj: Alo, ça the?

Ardian Kokomanit: Titi, pa merak them, atje në Durrës rri pa merak, se do jem dhe në ceremoni kshu që rri pa merak.

Astrit Avdylaj: Mirë, prandaj, që do ashtu që të jesh edhe ti me këto më kupton?

Ardian Kokomanit: Po po!

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit!

Ardian Kokomani: Hajt ciao ciao!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.