E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vangjeli zbulon përgjimet e reja të dosjes 399: Janë dy ministra që flasin në telefon me…
Politikë

Vangjeli zbulon përgjimet e reja të dosjes 399: Janë dy ministra që flasin në telefon me…

Analisti Lorenc Vangjeli ka zbuluar se në përgjimet e reja të dosjes 339 do të dalin edhe emrat e dy ministrave që flasin, sipas tij me personazhe me karrierë kriminale.

 

I ftuar në emisionin “Opinion”,Vangjeli nuk përmendi emrat e minsitrave, por shtoi se ka edhe një dosje tjetër shumë voluminoze, në të cilat, sipas tij, “do të përmenden një gjysmë dyzine me deputetë të PD-së”.

“Në këtë dosje dalin emrat e dy ministrave, që flasin e bisedojnë me këto personazhe me këtë lloj karriere. Ka një dosje tjetër, peshon nja 600 e ca kg, në të cilat shumë shpejt do të dëgjosh që do të përmenden një gjysmë dyzine me deputetë të PD-së. E gjitha kjo histori arriti në pikën që ka dalë në publik.

Ky lloj mikrobi është i tillë që rritet në errësirë dhe ngordh kur del dielli. Prokuroria ka dështuar sepse u përdor si mjet, si shkop. Hetimi i kësaj dosje do të ishte më i rëndësishëm në këtë moment. Çështja e përgjegjësisë është e trefishtë. Gjykimi që ne bëjmë mbi këtë histori, që kemi një kockë dhe kemi ngritur nëj dinozaur dhe nuk dimë a është barngrënës apo mishngrënës. Këto dosje po çojnë Shqipërinë drejt zjarrit”, tha analisti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.