E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bëjnë mirë t’i dorëzojnë ato mandate
OP-ED

Bëjnë mirë t’i dorëzojnë ato mandate

Deputetët zëvendësues, pavarësisht arësyeve që patën kur morën mandatet, duhet të kuptojnë se i shërbejnë vendit në mënyrë besnike nëse i dorëzojnë ato mandate.

Nëse kanë pak ndjenjë shoqërore e solidariteti me popullin shqiptar, duhet t’i lënë ato mandate. Shqipëria vlen më shumë sesa rroga e deputetit! Ndenja në atë parlament i jep atë pak frymë që po merr qeveria më e keqe pas asaj të Adil Çarçanit.

Është qeveria që riktheu izolimin ndërkombëtar të vendit. Riktheu shtetin, policinë e gjykatat politike kundër njerëzve që protestojnë. Riktheu drejtësinë popullore. Riktheu votimet moniste që i shet për zgjedhje. Është qeveria që na damkosi ndërkombëtarisht si popull trafikant e drogaxhinjsh. Është qeveria që po na rikthen vizat. Etj etj.

Nuk ka stabilitet me një qeveri të tillë!

Ndaj mirë bëjnë t’i dorëzojnë atë mandate e të bëhen pjesë e familjeve të tyre politike, aty ku e kanë vendin real. Në ato familje ku edhe u promovuan në lista si kandidatë për deputetë!

Jam i bindur që shumë prej atyre ary mendojnë kështu. Nuk është as turp e as vonë të veprojnë kështu si mendojnë! Ndjenja ende aty është e kotë, sepse edhe ai pak ajër po i mbaron qeverisë anti shtet!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.