Vendimi i Holandës/ Basha: Hodhi poshtë propagandën e Ramës, edhe në SHBA tashmë ka …
Ndërkohë që nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk tundet nga 30 qershori për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, e teksa ka theksuar se Meta e ka humbur të drejtën të jetë presindet, duke i bërë apel ta lexojë me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e Kuvendit, kryedemokrati Basha në një dekaratë për mediat ka theksuar se tashmë gjithçka është e qartë lidhur me blerjen e zgjedhjeve të shkuara nga bandat kriminale të lidhura me Ramën.
“Në këto kushte kur nuk ka asnjë iluzion e pikë dyshime se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, paratë e drogës, kërcënimi i votuesve nga shit-blerja masive e votës, nga Avdylajt në Shijak tek Shuillazët, nga Bajrat tek Habilajt nga Sanxhaktarët tek bandat e çobenjve në Korçë”,- tha Basha.
Basha u ndal në vendimin e fundit të Holandës për “dritë të kuqe” Shqipërisë për hapjen e negociatave, duke theksuar se është ky vendim që hedh poshtë propagandën e Ramës.
“Mbretëria e Holandës me atë vendim, duke hedhur poshtë propagandës së shpërlarë të Edi Ramës, ka sqaruar plotësisht arsyet pse refuzon hapjen e negociatave me Shqipërinë. Mungesa e luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Edhe në SHBA ka një radiografi të plotë se çka ngjarë në periu8dhën 6 vjeçare të qeverisjes së Edi Ramës”- tha Basha.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka nisur takimin me gazetarët në selinë e PD-së, për krizën politike në vend dhe zhvillimet e orëve të fundit. “Këtë bashkëbisedim, – tha Basha, – po e organizojmë në kushte të jastëzakonshme, kur Shqipëria po shkon drejt grushtit të shtetit nga Edi Rama me ndihmën e narkomafias…
Se ku ndodhet ku bashkëpunim, mjafton të shohim vendimin e njërit prej vendeve themeluese të BE, Hollandës, e cila ka dhënë qartë arsyet pse refuzon integrimin e Shqipërisë: mungesën e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
Po ashtu, figura të lartë në Francë, Belgjikë, Britani, Zvicër, Itali, Greqi e SHBA, tashmë kanë një radiografi të plotë se ç’ka ngjarë në Shqipëri gjatë sundimit të Edi Ramës.
Pasi futi në Parlament, 19 deputetë pa asnjë ditë stazh në PS, por me vite stazh në burgje jashtë vendit, ata mbroheshin nën mandatin e deputetit.
Nga kanabisi kaluan tek heroina. Nga heroina tek kokaina dhe nga konaina tek paratë e pista. Shqipëria sot nuk prodhon asgjë, nuk eksporton asgjë me vlerë.
Qindra milionë euro i dhanë Ramës fuqinë për të ndikuar në ekonominë e vendit. Në këtë vend u asgjesua e drejta për të punuar dhe jetuar, se s’mund të bëhej pa lejen dhe bekimin e Ramës, në shkelje të çdo norme juridike.
Kushdo që kërkon të bëjë progres, nga profesionisti, tek financieri, juristi, mjeku, gjen dhjetra pengesa, sepse të vetmit që çajnë në këtë Shqipëri të Edi Ramës janë oligarkët që kanë kapur edhe mediat.
Procesi i Emiljano Shullazit është bërë si udhëtimi i Odisesës, kurse Dritan Dajtit i është ulur dënimi.(vijon)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



