I dashur Kryebishti ynë
E mërkura e 19 qershorit, ja kalli fitilat etheve të pushtetit. Kacafytje në Tropojë, Kavajë dhe zjarr në Shkodër, gaz në Kamzë. Jemi të turbulluar nga koka tek këmbët. Vendi duket si një arenë ku ka potere të lajthiturish , flakë e tym , zorra uji e bombola gazi, kacfytje policësh. Piskamat dhe sharjet për gjysmën e keqe të opozitës rrugaçe i pulson me sukses transmetuesi ynë kombëtar ERTV. Media tjetër e ashtëquajtur kombëtare i fut linkun dhe spinën e ER TV-së dhe transmetojnë për popullin tonë trim e liridashës nga katundi në katund, nga mehalla në mehallë ,këngë e bejte dhe poezi nga Mamica, udhëheqësi i bashkisë, hërë nga Dr Ulsiu dhe i vë kapak më i talentuari në të gjitha kohërat Lartmadhëria juaj.
KM-ja ynë e nisi fushatën i vetëm për 30 qershorin nga Lezha me citatin “Armiqtë e Shqipërisë, duke filluar nga profesorët në Serbi kanë thënë gjithmonë se shqiptarët nuk bëjën dot shtet se janë njerëz me bisht”, prandaj do apo nuk do opozita e rrugës, ne do ti fitojmë zgjedhjet me 30 qershor.
Le të ndalemi pak tek shtetbishti ynë. Do ta shpjegoj sa më thjeshtë.
Nuk më ka hije të godas nga brezi e poshtë por pas përgjimeve të publikuara nga “kazani” shumë i lexuar prej gjermanëve “Bild” tashmë e them me bindje, “Mos e rruaj k. se ne të meritojmë kështu siç je në të vërtetë : Kryebishti ynë.
Ta fillojmë nga shtëpia jonë , vatra apo kasollja e një qytetari të republikës sonë parlamentare 122 deputeteshe.
Ke hyrë në vitin e 6-të të qeverisjes edhe pse nuk të rruhet hiç, situata ekonomike nuk është aspak e mirë. Borxhet, detyrimet e larta të PPP , rritja e papunësisë, rënia e konsumit, mungesa e investimeve dhe rezultati ta themi hapur për ne njerzit normalë me “bisht të vogël” është katastrofë . Zbrazje masive. Kush ka dy pare shkollë, dhe gjen një mundësi po ikën , larg, në kërkim të një jete normale. Edhe një hidraulik, një pllakashtrues, një elektriçist po ikën dhe punon edhe në Mal të Zi se këtu nuk mundet. Nuk po flasim për trurin e kombit se ai ka ikur me kohë. Pra I dashur Kryebishti ynë, trashë fare , familja nuk ka punë, nuk ka një shpresë, që të vijojë të qëndrojë më në këtë vatër. Jemi të varfër , të këputur sa më s,ka. Në vatrën tonë nuk kanë nga të shkojnë vetëm pensionistët dhe janë të dënuar të ngrysin ditët e tyre në sakrifica dhe mbijetesë. Ata që kanë fëmijët emigrantë në perendim janë me fat dhe zoti i ka bekuar sepse kanë një siguri, për ushqim, spital dhe ilaçe.
I dashur Kryebishti ynë,kjo armatë është masivisht votuesi më besnik që ti e kalëron sipas oreksit dhe humorit të ditës në pushtetin tënd absolut. Të shkretët pensionistë edhe pse mbijetojnë në moshën kur duhej të jetonin me pak dinjitet prapë të besojnë dhe të votojnë , sepse i kuturis me bejte, llogje e mufka, bashke me rritjen e pensionit me 200 lekë në vit.
Pra vatrën apo shtëpinë e kemi të palegalizuar. Tapitë që fale gjatë fushatës me tepsi,lugë e sahan, tani nuk po paguajnë dot taksat që u vure. Nuk po të them asgjë për ish pronarët, e di vetë faturën nga Strazburgu bashkë me gjygjet. Aha meqë dolëm tek gjyqet dhe drejtësia. Reforma, vetingu, frika , SPAK-ku e tërci e vërci … Reformë qesharake, të gjithë pa përjashtim gjyqtarë e prokurorë, dalin pasanikë,me prona e biznese dhe thuajse të gjithë kanë edhe kredi në sistemin mafioz bankar shqiptar.Nuk mjafton kaq por le ta mësojnë ata që nuk e dinë, se deri dje ishin ca të PD dhe ca të PS. Sot janë vetem të Rilindjes. E kam të fiksuar shprehjen e një prokurori: “Dashtë zoti e mos më rëntë kurrë halli të kem punë në derën e prokurorisë dhe gjykatave tona”.Kam dy vite që pres një dosje në Apel por gjyqtari i shkarkuar nga vetingu pret datën e apelimit dhe nuk e lëshon dosjen deri sa ta shkarkojnë apo ti japin çekiçin në dorë. Në Gjykatën e Lartë që nuk egziston, kam 3 çeshtje . Kushtetuesja pas anullimit të datës 30 qershor nga presidenti i vë kurorën reformës spektakolare në drejtësi.
Shendetësi Afrika! Në vatrën tonë ndonjëherë sëmuremi dhe po u sëmure ,dihet fati në spitalet tona. E kam me provë, kemi shërbim mjeksor që vërtet na bën të turpërohemi, po deshe edhe para profesorëve serbë.
Arsimziu! Arsimin që siguron iluminimin dhe të ardhmen e kombit e di vetë si e kemi… I ke në dorë ti heqësh, ti përdorësh, ti përdhunojë Pjerini, Ymeri dhe ti flakësh në rrugë po nuk të deklaruan votën me familje publikisht, në katund, apo në qytet qoftë mesuesi. I ke varur për mjekre nga supërpushteti dhe varfëria në dorën tënde. Nuk e them dot, nëse me zemër të votojnë me shumë se 20% e tyre. Këtu sigurisht që jemi të menderosur fare para armiqve dhe miqve serbë, rusë, gjermanë apo amerikanë.
Studentët morën kartën!
Për studentët dua të them vetëm një fjali. Më në fund pas protestës kanë përfituar Kartën e studentit me meritë. Nuk e them me bindje nëse tani që morën kartat të votojnë 30% e tyre.
Policia është me ne!
Të dënuar të lodhen, rropaten të thithin gazin e Sandrit dhe të zbatojnë urdhëra nga halli. Të keqpaguar, kequshqyer dhe prape nuk jam i sigurtë nëse gjysma e tyre të votojnë me zemër.
Ushtrinë e kemi të fortë. Rroftë NATO!.
Biznes mavria!
Kur themi biznesi nënkuptojmë partinë dhe kur themi biznesi nënkuptojmë oligarkinë. Kur themi biznes i vogël nënkuptojmë varfërinë. Kur themi biznes i madh nënkutojmë, PPP, Tender 99.9%. Leje ndërtimi. Plehra , naftë dhe miniera e monopole.
Krimi është pasha!
Grupe të fortësh që i mjel kur të duhen votat, besoj Dibra, Durrësi, Elbasani , Shkodra na kanë bindur fort mirë.
Kur dalim nga shtëpia me makinë , naftën e paguajmë më shtrenjt se gjermani Tiede,edhe telefonin dhe internetin e paguajmë më shtrenjt. Kur fluturojmë me avionin “Air Albania” biletat i paguajmë shumë më shtrenjt se gjermani. Ajrin e ndotur e kemi më shumë se gjermani. Hashashin më të mirë se hollandezi. Kokainën më të mirë se anglezi. Ne kemi banda dhe të fortë, që të marrin gjak në vetull. Ne kemi poltikanë me imunitet që nuk ka birë kurve ti fus në burg çfarëdo që të bëjnë, ndërsa gjermanët, hollandezët janë ngordhalaqë, se e japin dorëheqjen edhe për 300 euro. Ti i dashur kryebishti ynë jep e vulos kontrata me parlament, firmave falso nga 200 milione euro e as që të rruhet ai që nuk thuhet. Pra shteti , egziston sepse egziston ti i dashur Kryebishti ynë.
Shteti ?! Haha shteti ynë… Mos o zot ma keq nuk mund të katandiset shteti. Nje gazetar i vetëm na bëri njerëz bishtanjozë, pa sedër, pa gjak, të poshtëruar deri në palcë. Të nënshtruar për kotheren e bukës. 20 deri 30 euro vota . Shtet Pa një prokuror të vetëm me dinjitet, pa një gjyqtar të vetëm kurajoz. Duket se jo vetëm kartona të kuq por po na kthehen dhe vizat. Jemi plogështuar, kemi pranuar fatalitetin para çmendurisë së një grushti horrash të politikës. Gjithmonë kam shpresuar se pasi jeni ngopur me milona eruro ne kaq vite të rrjepura nga brinjët thatanike të kësaj Shqipërie do bëheshit më njerzorë, më tokësorë dhe do të kishit pak dhembushuri për më shumë se gjysmën e varfër te kombit që mezi mbijeton e vuan në këte tokë të bekuar, plot, ujë, male e fusha, lumenj e det, që e ngroh dielli gjithë vitin. E pra pak e nga pak besoj po ta sqaroj epitetin që recitove në Lezhën e Skendërbeut, që të huajt na quajnë njërëz me bisht o Kryebishti ynë.
Me hare e gëzim po na vjen 30 qershori. Atë ditë i madh e vogël, do të mobilizohet për të hedhur votën për PS-në. Kombi nuk ka e nuk ka për të pasur më të mirë se ju. Votat për PS-në, janë plumb për armikun. Demokracia je ti, Pjerini, Vangjushi, Eri, Erioni, Llesh kimiku,Mamica, Imeri,Gramozi , Gjuzi, Ralfi, Rudina dhe të fortët e fiseve nga të gjitha nahitë që të japin fuqinë, të realizojnë objektivin që ti të mund të mbretërosh, sa të kesh jetë e shëndet. Ti je me të drejtën se na kalëron. Opozitarët ikën në rrugë se janë rrugaçë dhe budallenj. Ilir Meta është bukëshkalë se anulloi datën kushtetuese 30.
Jo se ne thelb deri tani ata opozitarët e rrugës janë më të mirë …. Por ma beso e bëre një popull të flasë ose gjuhë të huaj ose me vete. Prandaj nuk ka bir nëne që pengon popullin socialist të votojë i vetëm dhe të fitojë. Siguria është Sandër gazi. Ne kemi gjendje gaz lotësjellës për të përballuar një sulm të mundëshëm nga armiqtë tanë opozitarë por edhe armiqtë e jashtëm. Kazani gjerman “BILD” po përvëlon. Por ti edhe po të vrasësh me armë, të mbledhin provat ( gëzhojat dhe viktima )ti nuk e rruan, sepse të ka votuar populli. Këto ditë para 30-tës je i rrethuar me dashuri nga qindra punonjës të gardës, e gjithe policia, punonjës administrate, fotografë, kameramanë, turlilloj nëpunësi dhe vijo e bridh deri në Lekdushkaj me Gramozin. Këtu mba fjalimin me temë : Luli fle gjumë, e kisha shok por pse më iku nga unë?!
Ditën tjetër zbrit bregut të detit,ndalo në Piqeras dhe informoi banorët se “fallxhores” nuk i del filxhani dhe prandaj do ti bien murit me kokë… pas datës 30 qershor. I dashur kryebishti ynë i pazëvëndësueshëm.
Çfarë të duhet ty, se çfarë flet e bën ti me frymorët që të kanë votuar.
Ti je i drejti, pushteti, opozita, vetingu, kleringu, SPAK-u, prokurori, gjykatësi, Dr. Ulsiu, presidenti, stilisti, Noli, Konica, Gazi,Mamica Gjuzi, piktori dhe ma beso një meritë ke dhe nuk ka birë nëne e bir k.rve që e mohon se je kryeredaktor i suksesshëm i ERTV-së. Me këtë media kombëtare u bëre,fanar ndriçues për pushtetin e katët , Sandrin, Vjollcën, Dulakun,Irfanin, Karlon dhe 100 portalet e bashkisë dhe qeverisë, duke i paraprirë shplarjes dhe lavazhit të trurit të një pjese bukur të madhe të popullsisë. Po të doli kohë kalo prapë në Lezhë bashkë me Mamicën për të kërkuar votën për Pjerinin.
Të lutem mos i kujto fare profesorët serbë dhe armiqtë e kombit për shtetformimin dhe teorinë e bishtit. Ata na marrin të keqen e bishtit, o i dashur kryebishti ynë. Për ta mbyllur, po të tregoj një histori reale ma ka treguar një miku dhe bashkëpunëtori politik që i ke bërë fushatën për deputet para pak viteve. Nuk e kam besuar kurrë…
Erdhi në mbrembje në barin e lagjes ishte i mërzitur. – Jam i tmerruar shoku ! Pse mo zoti kandidat për deputet?! Ishe me shefin në fushatë besoj ishte interesante?! Apo të krijuan probleme njerëzit e Berishës?! – Jo. jo, tjetër gjë… Po ta them por të mbetet mes nesh. -Po i pohova unë. – Sot shefi po më priste para Bashkisë së Tiranës dhe më mori në makinën e tij për të shkuar në fushatë . Sapo u nisëm lëshoi një pordhë të madhe dhe u qelb makina. Unë hapa xhamin .Ai më ulëriti, – Mbylle shpejt!. Këtu duhet të dëgjosh erën time ose zbrit nga makina! -Xhamat i hapi vetëm kur zbritëm…Ja ky është tmerri… Sa nuk më doli stomaku vendit dhe po më vinte për të vjellë… e mbylli ndodhinë me shefin deputeti socialist X.
A nuk të ngjan sot kjo Shqipëria jonë një karakatinë e madhe pa goma, pa timon, pa kondicioner, pa freksion, pa frena me Ramën shofer pa patentë , që ecën kuturu me xhama mbyllur që e bombardon kur do e sa do me pordhë. Ndoshta votuesit dhe përkrahësit u mësuan me erën tënde dhe e durojnë por bashkë me rilindas e socialistë po vdesim edhe ne pjesa tjetër që nuk duam më erën tënde të qelbur! Jo jam i sigurtë se kjo agoni brenda karakatinës sonë të madhe, nuk do të zgjasë shumë i dashur kryebishti ynë. Në fund dhe ju rraca tipike anadollake e politikës në 30 vite, majtas e djathtas që i keni rënë për hise këtij kombi, jeni vdekatarë krimbash…. Urime 30-ta! Mos e rruaj k. !
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



