Bashkimi Europian jep sot përgjigjen për Shqipërinë.
Liderët e vendeve BE-së të do të vendosin nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’u jepet drita jeshile për hapjen e negociatave apo do të shtyhen në një datë tjetër në vjeshtë.
Ndërkohë, lidhur me vendimin për hapjen e negociatave deri më tani janë skeptike, Franca, Holanda dhe Belgjika.
Pak javë më parë Komisionin Europian vendosi që të japë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Sakaq, vendimi do të merret sot në Luksemburg gjatë samitit të Këshillit të Ministrave të BE-së që do të diskutojë mbi paketën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.



