E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla: Sa më shumë do afrojë dita e ngritjes së SPAK, aq më të dhunshëm do bëhen Saliu, Luli, Iliri dhe Monika
Politikë

Balla: Sa më shumë do afrojë dita e ngritjes së SPAK, aq më të dhunshëm do bëhen Saliu, Luli, Iliri dhe Monika

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një takim me banorët e lagjes “Vullnetari” në Elbasan, tha se “sa më shumë do afrojë dita e ngritjes së SPAK, aq më të dhunshëm do bëhen Saliu, Luli, Iliri dhe Monika”.

 

Balla theksoi edhe njëherë rëndësinë që ka, sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve në 30 qershor, duke u shprehur se do të jetë dita kur do të ndëshkohen me votë “politikanët që pengojnë të ardhmen europiane të Shqipërisë.

balla

Duke u ndalur tek problemet e zonës, Balla tha se sa i përket problemit të përroi të Zaranikës, Ministria e Bujqësisë miratoi fondin për rikonstruksionin e tij.

“Në vijim të takimeve në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, bashkë me Evisin, Florencin, Gledin dhe Qazimin zhvilluam një takim me banorë të lagjes “Vullnetari” në Elbasan.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e kësaj lagjeje theksova dhe njëherë rëndësinë që kanë zgjedhjet e 30 Qershorit për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për ndëshkimin me votë të atyre që punojnë kundër integrimit.

60% e shqiptarëve mendojnë sot se protesta e opozitës nuk i bën mirë rrugës europiane të Shqipërisë sepse protesta e opozitës nuk është protestë e popullit. Sa më shumë do afrojë dita për ngritjen e Prokurorisë speciale Antikorrupsion, për ngritjen e Gjykatës së re Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë aq më keq do bëhet Saliu e Luli, Iliri e Monika. Për fat të mirë, tashmë të katërt janë bërë bashkë. Ky është një moment historik për shqiptarët, në 30 Qershor të ndëshkojnë me votë këta politikanë që kanë kaq shumë vite që pengojnë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Iliri duhet t’i bërtasë pak Monikës, t’i thotë mos bëjë më rrëmuja dhe u zgjidh halli. Se thotë, do bëhen rrëmuja. Po kush do t’i bëjë rrëmujat? Gruaja.

Po mirë, thuaj gruas mos bëjë rrëmuja dhe rregullohet kjo punë, se pastaj Monika do t’i thotë Lulit dhe u zgjidh. Kështu që, motra dhe vëllezër, 30 Qershori është një ditë shumë e rëndësishme.

Sa i përket një prej problemeve më të ndjeshme të kësaj zone, atë të përroit të Zaranikës, pasi rrezikonte përmbytjen e saj i indornova banorët se më në fund, Ministria e Bujqësisë miratoi fondin për rikonstruksionin e këtij përroi dhe pritet të nisë puna.

Për ne ishte shumë e vështirë të vinim, të kërkonim mbështetjen tuaj, nëse sot nuk do të ishim në fazën e fillimit të punimeve për rikonstruksionin e plotë të Zaranikës. Gjatë gjithë takimeve që kemi zhvilluar me banorët, ky ka qenë problemi kryesor që është sjellë në vëmendje. Elbasani, sot në drejtimin e Qazim Sejdinit ka bërë një ndryshim spektakolar. Ky ndryshim patjetër që ka filluar nga qendra, por detyra e Gledit tashmë është ta përfundojë këtë ndryshim në çdo cep të qytetit tonë”, u shpreh Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.