E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gënjeshtra e disa analistëve për të barazuar humnerën e Ramës me opozitën
OP-ED

Gënjeshtra e disa analistëve për të barazuar humnerën e Ramës me opozitën

Ne kulmin e një beteje për të shpëtuar nga një kërcënim i madh si ky i Edi Ramës, ka shumë analistë nëpër media, që, per ti shërbyer atij, perpiqen të përhapin pasivitet dhe fatalizëm, duke thënë se të gjitha palët janë njësoj.

Kjo është një gënjeshtër që nuk qendron as faktikisht as logjikisht. Diferencat janë të qarta për cdo njeri që kërkon të mendoje dhe jo të strehohet në klishe parazitare që ia shterpërojnë mendimin dhe zgjedhjet.

Nga njëra anë kemi një forcë politike (PD) që vjen nga një e kaluar qeverisese korruptive (ndonese me një perpjekje, sidoqoftë të pamjaftueshme, per t’u rinovuar) ndërsa nga ana tjeter kemi një force qe ka tejkaluar cdo limit, jo thjesht ne korrupsion, por në instalimin e një pushteti që bashkevepron me krimin e organizuar, pa ngurruar të perfshijë në nivele të larta politike si deputete e kryetare bashkishe, banditë, trafikantë, njerez të akuzuar e denuar per vrasje, krim te organizuar, perdhunime në grup etj.

Bashkë me ta, kemi edhe një grup oligarkësh që kanë shtënë në dorë cdo hapesirë trualli apo cdo resurs prej të cilit mund të nxirret ndonje lek në kete vend. Nepermjet një shpikjeje si PPP-të, ata marrin në zotërim asetet natyrore e ekonomike të vendit, pa garë, me të vetmin justifikim, se atyre u ra ndermend ta kerkojne te paret. Si rezultat, ndersa nje rruge si, bie fjala Levan-Tepelene (shumë e rendesishme per të shmangur stermundimin e kalimit neper kthesat e pafundme të Ballshit, ndersa duam të shkojmë në Gjirokaster, Sarandë apo Kakavijë), e cila kalon neper një terren malor e kodrinor, jo dhe aq të lehte per të ndertuar një rruge, kostoja e qeverisë së meparshme, perfshi ndoshta edhe vjedhjet e rastit brenda, ishte në 1 milion euro kilometri. Sot, rruga Milot-Balldren, në fushë dhe ndertuar mbi nje trase ekzistuese, të pakten në gjysmën e saj, do të kushtojë 17 milion euro kilometri. Rruga më e shtrenjtë e qeverise Berisha, e ndertuar në një terren të tmerrshëm malor është Rruga e Kombit, që në total, ka shkuar mesatarisht në 9 milion euro kilometri.

Per të mos mjaftuar keto, kemi një qeveri që ka monopolizuar gjithcka, pushtetin, mediat, shoqerine civile, tregun, koncensionet… Madje, tashmë po monopolizohen edhe zgjedhjet. Edi Rama mund ti vere flaken Shqiperisë dhe të fitojë cdo palë zgjedhje per shkak se disa militante i ka, që nuk duan as bukë, as ujë e as drita, mediat per te manipuluar turmat i ka, ndersa kusurin e blen me leket e trafikanteve dhe mafiozet qe futen ne fushate per të berë vota.

Nuk e di cfarë kerkohet më shumë per të kuptuar se, jo vetem që dallimet janë thelbesore, por në keto kushte kemi të bejme me një alarm, perballë të cilit nuk ja vlen asnjë fare krahasimi. Ne keto kushte, të thuash se janë të dyja palet njesoj do të thotë se, ose nuk jeton në Shqipëri dhe nuk ia ke idene se cfarë po ndodh në kete vend, ose ke paaftesi mendore per të kuptuar nivele të tjera, të ndermjetme midis të mires dhe të keqes së kulluar. Ose thjesht, je aq militant apo i prangosur nga interesat personale sa nuk je në gjendje të aktivizosh pjesët më minimale të ndergjegjes, per të patur një gjykim mesatarisht objektiv.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.