CV e Yuri Kim : Unë do luaj muzikën e presidenti i zgjedhur nga populli amerikan
Duket se Kim ambasadorja e caktuar nga presidenti Trump , beson në muziken e tij dhe do të zbatojë me përpikmëri politikën e tij edhe në vendin e vogël si Shqipëria as ne Lindje e as ne Perendim.
Më poshtë një pjesë shkëputur nga Yuri Kim.: The program is set by the musical director—the president—elected by the American people. And so while you may not like every single piece of music that you’re asked to play, that’s your job.
Yuri Kim American Ambassador in Tirana
Shkurt muhabeti. Do bëhet çfarë thotë presidenti
Programi është vendosur nga drejtori muzikor – presidenti i zgjedhur nga populli amerikan. Dhe kështu, ndërsa ju mund të mos e pëlqeni çdo pjesë të muzikës që ju kërkohet të luani, kjo është puna juaj
Ishte një ditë e ftohtë e shkurtit në vitin 2008 dhe ajo ishte ulur në sallën më të madhe të koncerteve në Korenë e Veriut, duke dëgjuar një shfaqje nga Filarmonia e Nju Jorkut – jo shumë larg vendit ku ka lindur në Korenë e Jugut.

Një zyrtare politike në Shërbimin e Jashtëm të SHBA, Yuri Kim nuk kishte asnjë arsye të dukshme për të shoqëruar orkestrën e njohur amerikane në vendin më të izoluar të botës, i cili do të ishte më i përshtatshëm për një oficer të diplomacisë publike. Por ishte pikërisht puna e saj në atë udhëtim të pashembullt.
Ajo ishte asistente e Christopher Hill, ndihmës sekretari i shtetit për çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit në atë kohë, i cili po udhëhiqte bisedimet e nivelit të lartë me Phenianin, me synim shpërbërjen e programit të armëve bërthamore.
Turneu i koncertit ishte një “karotë”, të cilën Uashingtoni shpresonte – ndonëse nuk e pranoi publikisht – se do të përmirësonte bashkëpunimin e Veriut në bisedimet e ashpra. Kim kishte negociuar me të vërtetë vizitën me qeverinë komuniste, duke udhëtuar në Phenian në dy raste të mëparshme me udhëheqjen e filarmonisë.
Ndihma për të zhvilluar programin dhe për të negociuar kushtet e vizitës- ishin dy pikat kryesore.
Një amerikane e natyralizuar që u zhvendos nga Koreja e Jugut në ishullin Guam (ishull në paqësor nën varësinë e SHBA) kur ishte 3 vjeç, Kim u bashkua me Shërbimin e Jashtëm më 1996.
Ajo zgjodhi të shkonte në Pekin në turneun e saj të parë, pasuar nga Tokio. Pastaj ajo u kthye në Uashington si oficere e nivelit të mesëm. Në atë kohë, diplomati më i lartë i SHBA ishte Colin Powell.
Pas kësaj detyre, Kim shkoi në Seul. Gjatë turneut të saj si shef i njësisë së brendshme politike të ambasadës, ajo u takua me dhjetëra liderë politikë dhe biznesi, gazetarë dhe akademikë.
Zonja Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.
Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.
Zonja Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe Ankara.
Ajo mban gradën B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe Master of Philosophy nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhët koreane, kineze, japoneze dhe turke.
Për të ardhur përfundimisht si ambasadore në Shqipëri, ajo duhet të konfirmohet nga senati.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



