E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klemend Zuri paralajmëron hetim administrativ: Mund të ketë manipulim!
Lajme

Klemend Zuri paralajmëron hetim administrativ: Mund të ketë manipulim!

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri paralajmëroi nisjen e hetimeve administratave lidhur me shifrat kontradiktore të publikuara nga KQZ për votimet e djeshme.

“Shifrat e deritanishme janë të dhëna jozyrtare dhe produkt i komunikimit me telefon nga administrata zgjedhore, të marra nga komisionerët e qendrave të votimit. Në zgjedhjet e kaluara raportimi është bërë nga qendrat e votimit në sistemin elektronik dhe të dhënat nuk janë transmetuar me telefon siç ndodhi këtë vit. Tabelat përmbledhëse duhet të përmbajnë numrin e saktë të numrit të votuesve dhe fletëvotimeve të përdorura, si dhe numrin e votave për çdo kandidat. Si rregull, këto shifra duhet të korrespondojnë. Në rast se të dhënat në tabelat përmbledhëse janë kontradiktore, atëherë kjo mund të jetë tregues paaftësie në dokumentim, por edhe tregues parregullsie”, deklaroi Zguri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.