Deklarata e Ilir Metës për Sokol Ballën, reagon gazetari: Më kërcënoi mua dhe fëmijët e mi. E pres ballë për ballë në…
Gazetari Sokol Balla i është përgjigjur deklaratave të Presidentit, Ilir Meta, teksa i quajti pohimet e tij si kërcënime.
Gjatë konferencës për shtyp, Ilir Meta tha se ai dhe Monika Kryemadhi nuk kishte asnjë lloj konflikti interesi, ndërkohë që tha se në të njëjtën situatë ishte dhe Sokol Balla, për të cilin tha se nëna e fëmijëe të tij është ministre e qeverisë Rama.
Por kjo fjali është interpretuar nga Sokol Balla si kërcënim për të dhe fëmijët e tij.
Ai e ka ftuar Metën që të përballet në studion e tij të enjten, ndërkohë që ka postuar dhe një fotografi ku kanë pozuar bashkë në vitin 2002 në Kremlin.
“Me Ilir Metën në Kremlin në 2002, kur ishte zëvendëskryeministër 😉.
Sot Presidenti @ilirmeta.faqjazyrtare më sulmoi e kërcënoi mua dhe fëmijët e mi. Por dhe me sfidoi për të ardhur në emision dhe të përballej me të vërtetën sipas tij dhe te vërteten sipas meje.
Ilir! Të pres të enjten në ora 21 në #realstory ne @vizionplus. Ballë për Ballë. Gjithsesi oren zgjidhe vete. Qofte dhe ne 5 te mëngjesit. 👐”, shkruan Balla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



