E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“ODIHR rrëzoi 30 qershorin. Ky regjim është i degraduar plotësisht”- Basha propozon: Vetëm një…
Politikë

“ODIHR rrëzoi 30 qershorin. Ky regjim është i degraduar plotësisht”- Basha propozon: Vetëm një…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ODIHR rrëzoi votimet e 30 qershorit.

 

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha thotë se vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike mund ta shpëtojë vendin.

“Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje të vetë-vjedhura.

Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi.

Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja”, theksoi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.