E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Votimi i detyruar një Ide që nuk duhet vazhduar
Uncategorized

Votimi i detyruar një Ide që nuk duhet vazhduar

Artur Roshi

Dje në media pati jehonë një ide e z.Edmond Spaho n/kryetar i Partisë Demokratike në lidhje me votimin e detyruar të shqiptarëve sepse zvogëlohet mundësia e blerjes së votës duke u rritur pjesëmarrja dhe këtë ligj e ka edhe Greqia.
Çdo ide e hedhur në publik nga njerëz me influencë që u vjen nga pushteti politik që gëzojnë në një Parti politike,apo nga personaliteti i tyre kthehet në temë debati sepse ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në mënyrën e zgjidhjes së problemeve të shoqërisë,për rrjedhojë ndikojnë në jetët tona.

Kjo na jep të drejtën morale të reagojmë,por sigurisht brënda arsyes dhe asaj që na bashkon “e ardhmja e përbashkët”,si opozitë dhe si qytetarë.
Desha të them se një ide e tillë nuk sjell shije të mirë për publikun kur vjen nga një Parti e qendrës së djathtë siç është Partia Demokratike.
Së pari,mendoj se mungon argumenti politik që duhet të paraqesë një forcë politike liberale e qendrës së djathtë si PD e cila mekanizmat politikë i ngre mbi lirinë e individit duke zvogëluar egzistencën e shtetit.

Në këtë rast vendosja e ligjit për të detyruar qytetarët të votojnë në zgjedhje është një masë shtërnguese që bie ndesh me filozofinë liberale.Nga ana tjetër ushtrimi i të drejtës së votës,është një “e drejtë ” e qytetarit dhe si e tillë nuk mund të detyrohet me ligj.Sigurisht pajtohem me shqetësimin e blerjes së votës,por duhet gjetur mekanizmi për ta eleminuar.Unë kam bindjen e thellë se mospjesëmarrja në votime bëhet “pjesëmarrje” kur sigurohet realisht vota e lire për qytetarët.Në zgjedhjet e fundit qytetarët patën intuitën ta kuptonin se ministrat teknikë nuk do të siguronin votën e lirë dhe nuk do të ndalonin dot blerjen e votës si “mall “dhe kjo u pa qartë që ndodhi,atherë qytetarët nuk u motivuan për ndryshimin.

Argumentat matematikorë për të shtuar pjesëmarrjen në votime jashtë kontekstit të logjikës politike nuk japin produkte politike.Pra mekanizmi për të arritur tek qëllimi është shumë i rëndësishëm sepse vetë ai ,prodhon efekte politike.(humbet ose shton votues).Vota e lirë nxit vullnetin për besimin politik,pra rrit pjesëmarrjen ,bën çlirimin mental të qytetarëve,pra qytetarët fillojnë të vlerësojnë në mënyrë racionale realitetin e për pasojë të ardhmen dhe jo rrethanat emocionale të ngjallura nën presionin e fushatës.
Së dyti,referenca për një argument politik merret si vërtetësi ,për ta bërë argumentin të vërtetë. Në rastin e z.Spaho,referenca është Greqia si vend perëndimor,mirëpo është sipërfaqësore sepse Greqia me inisjativën e kryeminstrit Simits rreth vitit 1998 e ka shfuqizuar ligjin që detyronte qytetarët të votonin dhe të shprehnin besimin e tyre fetar i cili shënohej në pasaportë.Ai e bëri këtë për arsye se ky ligj nuk funksiononte ,sepse morali politik i lirisë prevalon mbi ligjet në letër dhe të bëra në rrethana të caktuara ,ashtu si ligji i luftës me Shqipërinë i cili egziston,por që ka zero shanse të funksionojë ndërmjet dy vendeve që aderojnë në NATO.
Greqia sot nuk e ka një ligj të tillë dhe nuk kemi pse ta marrim shembull per të djeshmen sepse edhe ne dje kemi qenë një sistem diktatorial.
Prandaj gjykoj se një ligj i tillë do ta zhysë demokracinë e pakët që kemi sot në një vakum funksional.
A.Roshi,

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.