E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Frika që po na vret!
OP-ED

Frika që po na vret!

Sot lexova me shqetësim të madh, raportin e OKB-së i cili paralajmëron se Shqipëria është nga vendet që po shkon e sigurtë drejt tkurrjes, rudhjes dhe për rrjedhojë drejt zhdukjes si popull dhe kjo për arsye të emigrimit dhe për arsye të mungesës së lindjeve. Në fakt,  ky është një fenomen për të cilin kemi folur dhe kemi paralajmëruar shpesh, por makineria e propagandës së pushtetit dhe shërbëtorët e tyre të denjë, punojnë fuqimisht për ta paraqitur situatën si normale, të ngjashme me atë që ka ndodhur tek vendet dhe popujt e tjerë shumë kohë më parë. Një pjesë tjetër na ka sulmuar si njerëz të pasionuar pas skenarëve  horror dhe pas teorive të konspiracionit. Këta janë avokatët e mafies që na qeveris të cilët në dimër u bëjnë avkatinë padronëvë të tyre, ndërsa në verë na tregojnë videot nga  plazhet  më të famshme të botës.

Të gjithë i kemi dëgjuar vazhdimisht të tilla histori dhe dikush mund të thotë, pa frikën se gabon se, unë jam duke ju mërzitur me këto rreshta. Të gjithë kanë të drejtë të thonë, mjaft konstatuat, tani ka ardhur koha që të na tregoni zgjidhjen. Si duhet të veprojmë? Nuk është e mundur që të dalë diksuh dhe të japë zgjidhje magjike, por është shumë e rëndësishme të ndalemi tek një element frenues dhe pengues që po e mban shoqërinë tonë peng. Shqiptarët janë një popull fisnik, me histori të lashtë dhe nuk vijnë nga asgjëja. Pa dashur aspak të përkedhel sedrën e lexuesit, në përpjekje  indirekte për ta tërhequr atë tek ndonjë kurth letrar apo emocional, për nevoja të mesazhit tim, mund të them pa frikë, se me të gjitha difektet e mëdha që kemi, jemi nga popujt e pakët dhe të rrallë të cilët kanë ende të ruajtur tek magazinat e kulturës dhe të historisë së tyre, sasi të konsiderueshme vlerash, nderi, kodesh, normash dhe morali që bota na i ka zili. Nga ana tjetër, nuk duhet të lemë pa përmendur edhe faktin se si kudo tjetër, cdo pyll ka derrat e tij dhe fatkeqsisht derrat tek ne janë në rang elitash dhe këto elita kanë mundur të sundojnë dhe të përcaktojnë rregullat e lojës së pyllit shqiptar me metoda shumë dinake.

I njejti popull me vlera të mëdha dhe të rralla të besës, të nderit, të trimërisë, të miqësisë, të burrërisë etj, është ai që ka nxjerrë një teori që thotë “shtatë hile një trimëri”.  Ky është tregues i rëndësishëm, që tregon se tek kultura jonë, një pjesë e mirë e të cilës pasqyrohet tek fjalët e urta popullore, tregon se kemi shumë frikë. Pra, kultura jonë e trashëguar thotë se njeriu, duhet të konsumojë trimërinë vetëm pasi të ketë konsumuar shtatë herë hilenë. Hileja në thelb është prej sporteve më popullorë në Shqipëri dhe ajo është  forma klasike nëpërmjet të cilës shfaqet mugesa e kulturës dhe frika. Frika e njerëzve për të tashmen dhe për të ardhmen e tyre i shtyn dhe i nxit ata të jenë hileqarë, sepse mendojnë se hileja është aftësi.  Pyetja që na shfaqet këtu është:

Përse shqiptarët kanë frikë?! Përse shqiptarët nuk janë të aftë të kuptjnë se arsyeja e vetme e gjendjes në të cilën ndodhen, është frika e tyre. Ata sundohen prej një kaste imorale njerëzish, që po I szhfarrosin si popull, për arsyen e vetme se kasta ka mundur t’i trembë dhe t’i kërcënojë ata. Sapo të ulesh me dy shqiptarë për të diskutuar dicka lidhur me të ardhmen e këtij vendi, ata kanë frikë. Kanë frikë nga njëri-tjetri fillimisht dhe kanë frikë nga kasta. Kanë frikë vendin e punës, kanë frikë bukën, kanë frikë rrogën,  humbjen e pushimeve, kanë frikë privilegjet se mos t’i humbin, kanë frikë tatimet, kanë frikë  policinë, kanë frikë Gjykatën, kanë frikë spitalin, kanë frikë mjekët, kanë frikë politikanët, kanë frikë kasapët, kanë frikë ushqimet që ua sjellin katundarët dhe c’ka është më e rëndësishme. Ata kanë frikë Shtetin e tyre.

Njerëzit në këtë vend kanë frikë nga gjithcka. Njerëzit në këtë vend janë të pushtuar prej frikës dhe kjo klimë është shumë e rrezikshme. Mafia në pushtet është e kujdesshme që ta kultivojë frikën dhe ta ushqejë atë vazhdimisht me mesazhe të koduara por edhe në mënyrë të hpaur, pë rata që nuk kuptojnë shumë nga kodet. Në mënyrë të pandërerë qarkullon një lloj makinerie e mistershme  që spërkat mendjet dhe  shpirtërat e njerëzve me  pasiguri e frikë. Frika është legjitime, përballë rrezikut dhe sigurisht që këta janë të rrezikshëm shumë. Por, njëkohësisht egërsirat që na sundojnë nuk është se janë shumë trima dhe për  këtë duhet të jemi të bindur gjithashtu. Ata të hanë pas shpine dhe të prejnë në besë, por trima nuk janë. Frika është natyrale tek njeriu dhe lind bashkë me të. Frika si ndjenjë përfaqëson tërësine e aktivitetit emocional të qënies që mobilizohet në raste rreziqesh për ta mbrojtur qënien prej rreziqeve evidente dhe herë të tjera prej rrezziqeve imagjinare. Por le të pyesim:

 “Cfarë humbasim prej frikës, realisht?”  

Kam lexuar se nje drenushë vrapon me shpejtesi 90 km/orë. Ndërkohë që një luan vrapon vetëm 58 km/orë e megjithatë drenusha bie viktime e dhëmbëve të luanit. Studjuesit tregojnë se drenusha, humbet shpejtesi duke e kthyer kokën shumë here pas, vetëm sepse ka frikë nga luani dhe kjo frikë është në disfavor të saj. Frika e madhe që ajo ka prej luanit, e bën atë që ta humbasë pikën e saj të fortë që është shpejtësia dhe për rrjedhojë të bjerë viktime e dhëmbëve të luanit dhe të vetëshkatërrohet. Studjuesit thonë gjithashtu se drenusha nuk mund të mbërrihej prej egërsirave po të vraponte pa e kthyer kokën pas dhe nuk do të kishte kafshë në pyll që të mund ta shqyente dh eta kapte.

Më shoqerinë tonë ndodh njëlloj. Kthimi i kokës nga e shkuara herë në emër të historisë dhe herë në emër të fakteve, është shprehje e frikës tonë kolektive të ushqyer prej kastës dhe ka për qëllim të na mbajë të ndarë e të perçarë për llogari të hienave dhe ujqërve që presin të na shqyejnë. Faktet duhen ditur e mësuar por të çliruar prej frikes dhe urrejtjes. Kthimi i kokës mbrapa dhe frika prej atyre që na sundojnë na bën ne si shoqëri të humbasim pikën tonë të fortë dhe të biem viktima të egersirave politike qe na vjedhin, na zhvasin dhe na përzenë prej atdheut tonë pa pikë mëshire. Frika jonë prej tyre na bën ne të humbasim aftësine tonë për t’u organizuar, për të vrapuar drejt të ardhmes tonë, për të ecur me shpejtësi dhe për të shpëtuar prej dhëmbëve dhe egërsisë së tyre.

Mos kini frikë, mos shihni pas, mos u trembni, bashkohuni dhe organizohuni. Kjo është pika jonë e fortë dhe pika e tyre e dobët. Kështu nuk mund të na mbërrijnë. Kështu nuk munden të na shqyejnë e të na gllaberojnë. Kasta na ka lënë vetëm një zgjidhje dhe ai është guximi. Guximi për të shpëtuar prej tyre dhe nuk mudet kurrë ta kuptojmë dhe ta përjetojmë guximin, në rast se nuk i organizojmë thellë qënieve tona të gjitha energjitë beninje të saj dhe të clirohemi prej frikës. Prej asaj frike që po na  mban peng dhe po na vret. Po nuk e vramë frikën, do të na shuajnë si Komb dhe kësaj vendosi një vijë të kuqe poshtë.  Trimëria mbi të gjitha është kulturë dhe qytetërim! /Puls7.com

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.