E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Parlamenti, landfilli ku strehohen plehrat”, Basha: Katër vjedhjet që u miratuan dje. Rama një grabitës psiqik
Politikë

“Parlamenti, landfilli ku strehohen plehrat”, Basha: Katër vjedhjet që u miratuan dje. Rama një grabitës psiqik

Kreu i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat reaguar për miratim një ditë më parë në Kuvend, të dy kontratave koncesionare të Partneritetit Publik-Privat për ndërtimin e dy segmenteve rrugore, Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

Basha tha se kjo është një vjedhje e madhe e radhës që kreu i qeverisë, Edi Rama dhe klientët e tij po bëjnë.

Kreu i PD hodhi akuza se dje, në atë që ai e  quajti “landflill, vendi ku plehrat strehohen në Parlament”, kanë miratuar këto dy koncesione, përmes të cilave po pastrohen para, dhe formula e vjedhjes është fryrja e kostove për t’i ndarë mes tyre më pas.

 

 

Ai u shpreh se Edi Rama vetëm po e vjedh këtë vend, dhe koncesionet janë vetëm me interes për të dhe oligarkët, me asnjë përfitim për vendin.

Basha foli edhe për hetimin dhe ndëshkimin që do tu bëhet të gjithë zyrtarëve apo edhe personave jopublikë, për të zbuluar vjedhjet, e më pas kthimin e parave tek shqiptarët, e këtë do ta bëjë sapo të vijë në qeveri.

“Siç është bërë publike, qeverisja kriminale e Edi Ramës po vazhdon grabitjen dhe tjetërsimin e ekonomisë dhe pasurive publike të vendit ne anë të koncesioneve kriminale, që kanë për qëllim grabitjen e Shqipërisë për llogari të tij dhe një grushti klientësh. Gjithçka tjetër ka ndaluar. Gjithçka tjetër ka marrë fund në këtë qeverisje. Vetëm një gjë forcohet  dhe rritet përditë – vjedhja dhe grabitja e pasurive he parave publike. Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur historia e  Shqipërisë, një grabitës psiqik, që vjedh çdo gjë që i del përpara.

Dje u miratua ne Landfillin e Republikës, pra në vendgrumbullimin e plehrave dhe hajdutëve që strehohen në Kuvendin e Shqipërisë,  grabitja me spektakolare në histori:

1. Koncesioni i rrugës Milot-Balldren Ndue dhe Agim Kola me vlerë 256 milionë euro për 17 km. Vlera e koncesionit është 3 fishuar. Ish deputeti i PS dhe daja i tij, Gjoka, kanë marrë, së bashku, mbi 500 milionë Euro, nip e dajë.

2. Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat, Lorenc Gjikuria me vlerë 70 milionë euro.

Vetëm ditët e fundit janë dhënë.

3. Koncesioni i  inspektimit të pompave të naftës


4. Plazhet publike në pronësi private. 

Të gjitha janë koncesione dhe kontrata korruptive në përfitim direkt personal të Edi Ramës dhe klientëve të tij, pa asnjë përfitim publik.

Formulat e grabitjes janë të thjeshta. Në rastin e koncesionit të rrugëve: Fryrje me disa herë e kostove të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve për të ndarë të gjitha fondet e fryra me Edi Ramën dhe qeveritarët. Në rastin e koncesionit të pompave, sikurse në koncesionet e plehrave, në koncesionet e shëndetësisë dhe të të gjitha llojeve të tjera formula është: jep kontrata dhjetravjeçare për shërbime pa asnjë kosto dhe rrezik për privatin me çmime të fryra të financuara tërësisht pa asnjë rezik nga buxheti i shtetit, për të ndarë pastaj paratë me Edi Ramën dhe qeveritarët.

Forma tjetër e grabitjes është: dhënia e pasurive natyrore në përdorim apo për koncesione mbi burimet natyrore. Bregdeti, pyjet, lumenjtë, mineralet po u jepen privatëve gjoja për investime serioze dhe strategjike, Koncesione hodrocentralesh, privatizim bregdeti, ndërtime në zonat e mbrojtura, të gjitha janë shfrytëzim pa asnjë përfitim apo leverdi ekonomike i pasurive të vendit nga një grusht oligarkësh. E gjithë qeverisja e Edi Ramës tashmë është një aktivitet i përditshëm dhe i vazhdueshëm kriminal. Çdo akt, çdo veprim, çdo firmë e Edi Ramës dhe minsitrave bëhet vetëm për të vjedhur, vetëm për të grabitur, vetëm për të përfituar padrejtësisht”, u shpreh Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.