E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Taulant Balla duhet të ishte ne burg’, Basha dëshmon për 3.2 milionë eurot e drogës me Toyota Yaris
Politikë

‘Taulant Balla duhet të ishte ne burg’, Basha dëshmon për 3.2 milionë eurot e drogës me Toyota Yaris

Pas rreth 90 minutash në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar për median se ka dhënë gjithë informacionin e plotë lidhur me cëshjet për të cilën u thirr për të dëshmuar para prokuroreve belge per çeshtjen “Toyota Yaris”.

Pa dhënë asnjë detaj rreth asaj që kishte dëshmuar para prokurorëve, Basha ka thënë se “dëshmia mbetet në kuadër të rregullave të drejtësisë shqiptare.   

“Sic e kuptuat, dëshmia është dhe do të mbetet në kuadër të rregullave të drejtësisë shqiptare. Dhashë informacion të plotë mbi cështjen duke i qëndruar asaj që i kam bërë publike, edhe më shumë se ajo që kam thënë në publik”- tha Basha.

Basha sot te Krimet e Renda

Basha sot te Krimet e Renda

Kujtojme se një grup prokurorësh federalë belgë erdhen në Tiranë për të asistuar në hetimet që po kryhen për çështjen e “Toyota Yaris”, çështje për të cilën u pyet sot edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha-Krimet e Renda-Prokurori-Yaris

Zyrtarisht, Prokuroria tha se kreu i PD-së do të japë shpjegime për denoncimin që bëri në Kuvend, dy ditë para se të bllokoheshin në portin e Durrësit automjetet që vinin nga Belgjika, në të cilat ishte fshehur shuma prej 3.4 milionë eurosh.

Basha-Krimet e Renda-Prokurori-Yaris

Ai pritet të japë shpjegime se cili ishte burimi i informacionit. “Përfaqësuesit e Prokurorisë Federale të Belgjikës kanë mbërritur në Shqipëri, me qëllim vijimin e kryerjes së veprimeve procedurale të kërkuara dhe të lejuara nga autoritetet gjyqësore shqiptare. Këto veprime konsistojnë në marrjen në pyetje të personave të pandehur, si dhe marrjen në pyetje të shtetasit Lulzim Basha ditën e ditën e enjte, datë 25 korrik 2019”, njoftoi zyrtarisht Prokuroria.

HETIMI

Prej disa muajsh autoritetet belge po hetojnë paralelisht me autoritetet shqiptare për të zbuluar personat e përfshirë në pastrimin e parave. Aksioni për bllokimin e eurove u finalizua më 24 qershor të vitit të kaluar dhe pati disa të arrestuar, por edhe disa të tjerë që u shpallën në kërkim.

Paratë ishin fshehur në dy nga shtatë makinat tip “Toyota”, që ishin blerë në Belgjikë. Policia arrestoi pesë persona, ndërsa në kërkim janë shpallur dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi. Disa ditë më parë, Njësia Hetimore pranë Task-Forcës Speciale Qendrore, në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, zhvilloi fazën e dytë të operacionit policor “BIZARK” për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe “Grup i strukturuar kriminal”, faza e parë e të cilit është finalizuar në datën 24.6.2018. Në këtë kuadër u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, duke vënë nën sekuestro preventive disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve në hetim për çështjen “Toyota Yaris”.

BASHA NË PROKURORI

“Kryetari i opozitës është shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes”, thanë dy dite me pare burime nga Partia Demokratike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.