E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkohet Xhezair Zaganjori, kryetari i Gjykatës së Lartë
Lajme

Shkarkohet Xhezair Zaganjori, kryetari i Gjykatës së Lartë

Xhezair Zaganjori shkarkohet nga detyra.

Si fillim Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dalë në konkluzionin që të konfirmohet në detyrë, si kryetar i Gjykatës së Lartë por komisioneri publik propozoi shkarkimin. Çeshtja problematike ka qenë pasuria e Zaganjorit.

Sot, KPA-ja vendos që Zaganjori të shkarkohet. Subjekti i rivlerësimit është i pasaktë në deklarime për 4 pasuri në kryeqytet dhe 1 apartament në Durrës dhe sipas trupës gjykuese nuk arrin të mbulojë pasurinë me burime të ligjshme. Po kështu ka probleme edhe me financimin e shkollimit të dy fëmijëve jashtë vendit.

Zaganjori nuk ka qenë i pranishëm gjatë dhënies së këtij vendimi.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe ka juridiksion disiplinor ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ky kolegj shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë. /Hashtag.al

 

Xhezair Zaganjori

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.