E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti në fundjavë  me reshje të dobëta shiu
Lajme

Moti në fundjavë me reshje të dobëta shiu

Fundjava e shkuar nuk ishin ditët ideale për plazh, ku moti i keq me erë të fortë rrezikoi jetën e disa pushuesve.

Duket se njëjtë do të paraqitet situata edhe për ditën e nesërme dhe pasnesër. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, dy ditet ne vijim pritet te shoqërohen me reshje të dobëta shiu, ku në veri dhe qendër mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës.

Zonat bregdetare pritet të goditen edhe këtë fundjavë nga era e fortë, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Parashikimi i motit sipas Instituti të Gjeoshkencës:

Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03), në përgjithësi, priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë,

respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës, por më të mundshme në qarqet e veriut dhe

në qendër, sidomos në zonat malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 31 °C

në vendet e ulëta: 24 / 34 °C

në vendet malore: 17 / 32 °C.

ERA

Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve

(për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.