E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
43-vjeçari kanosi babanë,  policia i gjen  arsenal armësh në shtëpi
Lajme

43-vjeçari kanosi babanë, policia i gjen arsenal armësh në shtëpi

Sipas bluve, Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N.(T.), 43 vjeç, banues në fshatin Fang, Mirditë. Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78-vjeçar, si dhe e ka kanosur me armë zjarri. 43- vjeçari jetonte në një banesë me babanë e tij dhe në momentin e kanosjes, familjarët kanë njoftuar menjëherë Policinë.

Blutë e Mirditës reaguan në një kohë të shpejtë, duke neutralizuar agresorin dhe duke e vënë menjëherë në pranga atë. Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 43-vjeçarit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër me 5 fishekë, një armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë dhe 15 fishekë luftarakë model 56.

I ndaluari është marrë në pyetje nga Policia për të sqaruar motivet që e çonin në dhunimin e babait, pasi sipas burimeve të Policisë, dhuna ka qenë e vazhdueshme. Mësohet se, i arrestuari ka deklaruar para oficerëve të Policisë se, në momentin e ngjarjes kur ka kanosur babain e tij, ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa për armët ka shtuar se janë që prej trazirave të vitit 1997.

“Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N.(T.), 43 vjeç, banues në fshatin Fang, Mirditë. Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78-vjeçar, si dhe e ka kanosur me armë zjarri”, bëhet e ditur nga Policia. Në lidhje me rastin po vijojnë hetimet, ndërsa materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Rastet e dhunës në familje janë rritur gjatë viteve të fundit në qarkun e Lezhës dhe në të njëjtën kohë është rritur edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të denoncuar dhunën. Thuajse çdo ditë në komunikatat e Policisë ka persona të proceduar apo dhe arrestuar për dhunë kryesisht ndaj grave të tyre. Nga ana tjetër edhe organet e drejtësisë kanë vepruar me duar të hekurta në shumicën e rasteve, duke i lënë agresorët në burg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.