E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e dinte se Pjetri ishte dënuar si trafikant droge, po makinacionet për ta tërhequr janë të dala boje!
Politikë

Rama e dinte se Pjetri ishte dënuar si trafikant droge, po makinacionet për ta tërhequr janë të dala boje!

Partia Demokratike ka denoncuar sot promovimin e trafikantëve të drogës nga kryeministri Edi Rama në majat e pushtetit, si deputetë dhe kryebashkiakë dhe njeri prej tyre, më i fundit, është Valdrin Pjetri si kryebashkiak i Shkodrës.

Sekretari i Pergjithshem i PD Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat akuzoi kryeministrin për heshtjen duke shprehur bindjen se Rama e ka ditur se cila qe e shkuara e Pjetrit dhe pavarësisht kësaj, e emëroi në poste të rëndësishme, Hipotekë e Prefekturë..

Bardhi tha: “Dje, Rama e detyroi Pjetrin të mashtronte qytetarët e Shkodrës se nuk kishte qënë asnjëherë i lidhur me krimin e organizuar dhe i dënuar. Rama e ka të mundur ta verifikojë brenda 24 orëve me strukturat e tij nëse Pjetri ka qënë i arrestuar dhe i dënuar në Itali. Por hesht.

Nuk i mbetet vetëm të ikë me turp bashkë me Valdrinin për atë që po i bën Shkodrës, siç bëri me Kavajën, Krujen, Laçin, Vorën, Tepelenën….duke detyruar qytetarët të përfaqësohen me trafikantë droge dhe njerëz të rrëzikshëm.

Por e vërteta nuk ka për të vonuar. Makinacionet për të tërhequr Valdrin Pjetrin dhe shpëtuar karrigen e kryeministrit janë të dala boje!”

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.