Bllokohet autostrada drejt Lushnjes, përplasen 3 makina
Bllokohet auostrada në Lushjnje, për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur para disa minutash.
Sic raportohet nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë tre automjete në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit”.
Si pasojë, autostrada në drejtim të Lushnjes është bllokuar, duke shkaktuar radhë të automjeteve mbi 6 km.
Sakaq, raportohet se trafik të rënduar ka edhe tek Kthesa e Rinasit, po ashtu në të dy krahët e urës së Fushë Krujës, nga rruga që vjen nga Kamza dhe nga Rinasi.
Ndërsa nje tjeter aksident eshte shenuar ne Gjirokaster.
Ne nje informacion paraprak, policia ben me dije se në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Vrisara, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin N.S., 27 vjeç, banues në Memaliaj ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




