Si u dhunuan turistët spanjollë në Porto Palermo , sepse nuk u pëlqeu peshku
Erdhën për pushime në Sarandë, turistët nga Spanja e pësojnë keq nga pronari i një restoranti.
Makina e goditur e turistëve spanjollë
Më pas ata kanë kërkuar që të shohin peshkun paraprakisht për t’u siguruar për cilësinë e tij. Pasi u është treguar peshku nga personeli, turistët janë shprehur të pakënaqur dhe kanë kërkuar të anulojnë porositë dhe të largohen. Por kjo ka sjellë acarimin e pronarëve të restorantit, që kanë ndjekur nga pas furgonin me të cilin po largoheshin miqtë nga Spanja.
Pasi u kanë zënë rrugën, ata kanë nisur ta godasin mjetin me sende të forta dhe kanë tentuar që të dhunojnë fizikisht shoferin dhe turistët spanjollë. Në konflikt e sipër, pronarët e lokalit kanë nxjerrë edhe armët e ftohta për të goditur turistët. Madje, ata kanë thyer edhe xhamin e furgonit, i cili po i shoqëronte ata. Brenda furgonit ndodheshin 7 persona, prej të cilëve 5 spanjollë, shoferi dhe shoqëruesi i turistëve, që janë shqiptarë. Pas kësaj, turistët kanë njoftuar Policinë e Sarandës.
Konflikti mund të ishte përshkallëzuar edhe më tej nëse në vendin e quajtur Volloder, furgoni i turistëve me xhamin e përparmë të thyer nuk do të ishte pikasur nga një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, që gjatë sezonit veror është stacionuar në Sarandë dhe Vlorë.
Efektivët e FNSH-së u kanë dhënë ndihmën e parë turistëve, ndërkohë që forca të shumta të Policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH-së u vunë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët më pas u shoqëruan në Komisariatin e Policisë në Sarandë, ku janë marrë në pyetje të dyja palët, turistët dhe pronarët e lokalit.
Nga një informacion konfidencial paraprak mësohet se “spanjollët kanë porositur peshk për drekë dhe ndërkohë që po përgatitej për skuqje, kanë shprehur rezerva për cilësinë e peshkut dhe janë larguar. Pas kësaj, pronarët kanë ndjekur furgonin nga pas, duke i sulmuar me mjete të ftohta”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





