Spanja është nën “pushtetin” e flakëve
Një tjetër zjarr i fuqishëm ka prekur ishujt Kanarie.
Zjarri i cili ra dy ditë më parë ka avancuar me shpejtësi, duke djegur mbi 3 mijë hektarë tokë e cila ishte e mbjellur me prodhime bujqësore.
Si pasojë e zjarrit janë evakuar rreth 9000 persona, ndërsa për shuarjen e flakëve janë angazhuar 700 zjarrfikës dhe 16 helikopterë e avionë. Zjarri i cili po ndihmohet nga i nxehti dhe erërat në disa zona shkon deri në 50 metra lartësi.
Epiqendra e zjarrit mbetet parku natyror Tamadaba që shtrihet brenda një zone të mbrojtur nga UNESCO.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco







