E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet kreu i PD, Basha: Jemi në kontakte edhe me ndërkombëtarët për…
Politikë

Flet kreu i PD, Basha: Jemi në kontakte edhe me ndërkombëtarët për…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se duhet të zhvillohen njëkohësisht edhe zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme.

I pyetur për protestat, Basha tha se ato nuk do të ndalojnë dhe se kanë vazhduar edhe gjashtë korrikut dhe së fundmi në Shkodër.

“Do të vazhdojmë betejën tonë me të gjitha format dhe mënyrat. Duke bindur çdo faktor se rruga përpara është zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare dhe vendore në një ditë. Për të gjithë faktorët. Është bashkimi i gjithë kësaj energjie, i këtij konsensusi që po krijohet se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Protestat nuk kanë ndaluar.

Protesta ka pasur në korrik. Protesta e fundit ka qenë para disa ditësh në Shkodër. Sheshet tona nuk i mbushim dot me punonjësit e bashkive. E dyta, vendi kurrë nuk ka qenë kaq keq. Tashmë jemi realisht në monizëm.

Ekonomia është në ditën e vetë më të zezë. Mundësitë e njerëzve janë më të pakta. Në Shqipëri ka revoltë të përditshme dhe është detyra jonë është se këtë revoltë duhet ta kthejmë në energji jo thjesht për largimin e Edi Ramës, i cili moralisht është i rrëzuar, por për një ndryshim të ri”, theksoi Basha në “SyriTv”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.