Ministrja e Financave e pezullon gjobën104 milionë lekë për ‘Bankers Petroleum’
Kompania “Bankers Petroleum” nuk do ta paguajë gjobën prej 104 milionë lekë, pas vendimit të fundit marrë nga ministrja e Financave Anila Denaj.
Ministrja e Financave i ka dërguar një shkresë Drejtorisë së Doganave, ku thuhet se pagesa për “Bankers” do të pezullohet, deri në një urdhër të dytë nga ministrja.
Shkresa e dalë nga zyra e Denajt mban datën 17 korrik 2019.
Aty, argbumentohet se një nga arsyet e pezullimit është fakti, se po shqyrtohet ende dosja per kete kompani, edhe ka ende problematika.
Gjithashtu, arsye sipas ministres eshte edhe “kompleksiteti dhe volumi i kësaj çështjeje”, dhe “në kushtet kur për këtë çështje është investuar Avokatura e Shtetit e dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco







