E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasja me thika dhe armë në Fier, flasin mjekët e spitali
Lajme

Përplasja me thika dhe armë në Fier, flasin mjekët e spitali

Mjekët e spitalit të Fierit thonë se në ambientet e tyre janë të shtruar pesë persona, dy prej të cilëve në reanimacion por jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Sipas mjekëve, personi i qëlluar me armë ka plagë sipërfaqësore nga plumbat.

“Në spitalin e Fierit kemi 5 persona, dy janë në reanimacion dhe tre persona të tjerë janë në pavion jashtë rrezikut. Njëri nga pacientët ka bërë operacion, pacienti tjetër kishte një plagë shpuese, personi i plagosur me armë zjarri kishte dy plagë në kyçin e dorës dhe në shpatull, pa qenë plumbi prezent brenda dhe dy persona të tjerë të rrahuar me trauma sipërfaqësore. Ne kemi reaguar menjëherë. Për gjithë pacientët i është kryer ekzaminimi“, thanë mjekët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.