Këngëtarja e popit, vritet nga një fishekzjarr gjatë koncertit live (VIDEO)
Këngëtarja Joana Sainz, 30-vjeç, pjesë e Orkestrës Super Hollywood, e cila ka 15 anëtarë përfshirë këngëtarë, muzikantë dhe valltarë, po performonte mbrëmë në Las Berlanas në Avila. Ajo u godit në bark me pajisjen e efekteve speciale të fishekzjarrëve.
30-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Performanca u pezullua pas incidentit, i cili ndodhi pak para orës 2 të mëngjesit të sotëm.
Në kohën e shfaqjes, rreth 1.000 njerëz ishin pranë skenës, pas sheshit të qytetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




