Ja kur do thirret të dëshmojë Presidenti në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij
Ditën e nesërme në orën 12:00 pritet të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen përgjigjet e ardhura nga institucionet, KQZ, polici, prokurori, si dhe Kolegji Zgjedhor.
Burimet bëjnë të ditur se opozita parlamentare ka një version për të kërkuar shtyrjen e afatit por ende se ka te kristalizuar qëndrimin e saj. Ndërkohë mësohet se javën e ardhshme do të thirret presidenti Meta në komisionin hetimor për të dëshmuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



