E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrufeja godet aeroplanin ku ishte Daçiç, piloti bën ulje emergjente
Bota

Rrufeja godet aeroplanin ku ishte Daçiç, piloti bën ulje emergjente

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçic përjetoi siklet të madh gjate fluturimit me avion drejt  Sllovenisë.

 

 

 

Sipas mediave serbe, rrufeja goditi aeroplanin e tij ndërsa ai ishte sipër Lubjanës.

Siç thuhet, rrufeja shkaktoi shumë panik, por nuk pati pasoja të rënda në këtë incident pasi piloti bëri një ulje në aeroportin më të afërt në Slloveni.

Pas kësaj, Daçiq ka vazhduar në rrugën e Bledit, ku merr pjesë në Forumin Strategjik.

“U dëgjua një shpërthim i vogël, u pa një ndezje. Por askush nuk mund të bënte asgjë për ne”, citohet të ketë thënë Daçiq.

Bëhet e ditur se një stuhi e fortë goditi sot Slloveninë dhe Kroacinë, ku u regjistruan më shumë se 20,000 rrufe në vetëm dy orë.

Mediat serbe kujtojnë gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që ministri i jashtëm serb ka përjetuar siklet, raporton Express.

Në fund të majit, i njëjti aeroplan në të cilin Daçiq ishte gjithashtu ishte përballur me probleme në qiellin mbi Greqi dhe duhej të bënte një ulje emergjente në Athinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.