E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbushin makinën me karburant, policia i arreston paguan me eruro fallso
Lajme

Mbushin makinën me karburant, policia i arreston paguan me eruro fallso

Policia e Tiranës arreston dy te rinj qe paguan me euro false pasi mbushen makinen te nje karburant te Zogu i Zi ne kryeqytet.

“Furnizuan mjetin me karburant, duke përdorur një kartmonedhë të dyshuar të flasifikuar, në pranga një shtetas dhe një tjetër procedohet në gjëndje të lirë.

Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë arrestoi në flagrancë shtetasin:

– A. Ç., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi:

– K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë furnizuar mjetin me karburant në një pikë karburanti pranë “Zogut të Zi”, dyshohet se i kanë dhënë punonjësit të karburantit një kartmonedhë të prerjes 50 euro të dyshuar të falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Fallsifikimit të monedhave të kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.