E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koreja e Veriut lëshon raketë drejt Japonisë
Bota

Koreja e Veriut lëshon raketë drejt Japonisë

Ushtria e Koresë së Veriut ka lëshuar edhe një raketë në Detin e Japonisë.

Ushtria e Koresë së Jugut ka bërë të ditur se Pheniani ka lëshuar një “predhë të paidentifikuar” drejt detit, rreth orës 5:57 të mëngjesit, sipas orës lokale.

Qeveria e Japonisë i ka porositur banorët që jetojnë në veri të vendit që të jenë të përgatitur për më të keqen, por raketa ka kaluar mbi vendin.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, ka nxitur zemërim në mbarë botën këtë vit, me avancimin e programit bërthamor të vendit, dhe po vazhdon t’i kërcënojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka ngritur tensionet në nivelin më të lartë ndonjëherë, ku ka kërcënuar me “zjarr dhe ashpërsi” vendin e izoluar komunist.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.