U gjet i mbytur në digën e HEC-it, policia jep detaje për 27- vjeçarin
Dalin detaje nga ngjarja në Librazhd, ku u gjet i mbytur një person në HEC-in e Rrapunit.
Sipas policisë, trupi i pajetë i përket një 27-vjeçari me inicialet B.K., banues në Njësinë Administrative Lunik, Librazhd.
Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër”.
Informacioni paraprak
Në lidhje me informacionin e dhënë nga roja i digës së HEC-it të Rrapunit, Librazhd se gjatë mbrëmjes së djeshme një shtetas ishte futur në hidrocentral dhe nuk ka dalë më, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me punonjësit e HEC-it është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të shtetasit B .K., 27 vjeç, banues në Njësinë Administrative Lunik, Librazhd.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



