E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bylykbashi dhe  Kaso tregojnë, fakte të reja për manipulimin e ’30 Qershorit
Politikë

Bylykbashi dhe Kaso tregojnë, fakte të reja për manipulimin e ’30 Qershorit

Dy përfaqësues të lartë të PD, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso , po japin një konferencë shtypi në selinë e PD lidhur me Raportin e OSBE/ODIHR për votimin e 30 Qershorit dhe takimet e Komisionit të Venecias në Tiranë.

Partia Demokratike ka publikuar sot prova, që sipas saj, tregojnë si u manipulua procesi i votimit të 30 qershorit nga mazhoranca.

Ish-deputeti Oerd Bylykbashi tha nga selia blu se disa nga provat që tregojnë manipulimin janë: fletët e votimit janë marrë në grup, janë plotësuar fletë votimi bosh, janë mbushur kutitë e votimit nga komisionerët socialistë.

“Grupet e numërimit dhe KZAZ-të kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç shpeshherë. Ka flet votimi të numëruara jashtë kamerave. Janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë pa vula. Kutitë janë mbushur nga komisionerët socialistë”, tha Bylykbashi.

Më tej ish-deputeti Bylykbashi solli me foto disa raste, që sipas PD, provojnë manipulimin e votave të 30 qershorit nga mazhoranca.

ImageImageImage

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.