Ilir Meta: Faleminderit profesor që na riktheve në situatën e çmendur
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë reagimin e akademikut Artan Fuga, i cili sot komentoi veprimin e nëntë deputetëve të Kuvendit që kërkuan nga kreu i SHISH, Helidon Bendo të dëshmojë në Komisionin e Sigurisë për “skenarin” e djegies së parlamentit, veprim ky i pohuar nga vetë Kreu i Shtetit Ilir Meta.
Ne nje postim ne Fcebook kreu i shtetit falenderon akademikun, ndersa shton se na riktheu ne situatën e çmendur që përjetuam dhe që sot na duket ëndërr.
“Faleminderit profesor Fuga, që na riktheve në situatën e çmendur që përjetuam dhe që sot na duket ëndërr!”-shkruan Meta.
Fuga u shpreh me ironi se ai vetë e di ku janë provat e tentativës së djegies së Parlamentit të Shqipërisë, duke kritikuar ashpër klimën politike dhe reagimet e aktorëve të saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



