E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një tjetër stuhi pritet të godasë ishujt Bahamas
Bota

Një tjetër stuhi pritet të godasë ishujt Bahamas

Stuhia tropikale Humberto është afruar pranë pjesëve tashmë të shkatërruara të ishujve Bahamas, vend ky, që para dy javësh u godit nga një uragan i fuqishëm.

Erërat e fuqishme dhe shirat pritet të godasin ishujt Bahamas dhe meteorologët thonë se kjo stuhi mund të shndërrohet në uragan në fund të javës.

 

 

511F6B64-7A20-4144-8678-585E1CCA7F0A_cx0_cy6_cw0_w1023_r1_s

Stuhia pritet që të largohet nga veriperëndimi i Bahamasit më vonë gjatë ditës së shtunë dhe më pas të zhvendoset drejt brigjeve lindore të Floridës dhe në fillimin e javës së ardhshme të kalojë përmes Oqeanit Atlantik, njoftoi Qendra Kombëtare për Uragane e Shteteve të Bashkuara.

Stuhia Humberto ka erëra që mund të arrijnë deri në 65 kilometra në orë. Kjo stuhi pritet të shndërrohet në uragan të dielën, tha Qendra Kombëtare për Uragane e SHBA-së.

Ishujt Bahamas më herët gjatë këtij muaji u goditën nga uragani i kategorisë së pestë, Dorian.

Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis ka thënë se 50 persona kanë vdekur nga uragani Dorian, duke shtuar se ky numër pritet të rritet./REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.