‘Pronat s’i merr dot Edi Rama:Tabaku dhe Bylykbashi pas takimit me ‘Venecian’
Nga selia e PD, ish-deputetja Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi bënë të ditur sot se kanë diskutuar me Komisionin e Venecias, për çështjen e pronave, jo vetëm problemet që janë krijuar me ish-pronarët, po dhe vizionin e PD-së për ta zgjidhur përfundimisht këtë çështje. “Pronën s’e merr dot askush, – theksoi Tabaku, – as Edi Rama”.
Bylykbashi nga ana e tij tha se ua bënë të qartë ekspertëve të huaj sesi qeveria po i merr pronat e pronarëve në emër gjoja të interesit publik, me të ashtuquajturën Korporatë e Investimeve dhe një mekanizmi të ndërtuar qëllimshëm. “Fikja” e Gjykatës Kushtetues, tha ai, është bërë e qëllimshme, që pronarët të mos kenë mundësi ku të ankohen, por PD-ja në pushtet do t’i çojë në vend këto padrejtësi.
Këto ditë, Partia Demokratike po prezanton në detaje, programin e saj në të gjitha fushat, përfshirë zgjidhjen e çështjes së pronave të shqiptarëve që pritet me interes nga qytetarët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



