Gjykata dënon me 3.4 vite burg Saimir Tahirin për shpërdorim detyre
Gjykata për Krime te Rënda denon me 3.4 vite burg Saimir Tahirin për shpërdorim detyre
Tre gjyqtarët e Krimeve të Rënda ka shkuar në sallën e gjyqit për të dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Edhe vetë Tahiri siç shihet edhe nga këto foto, ka shkuar në sallën e gjyqit.
Nëse Tahiri do të dënohet, ai nuk do të burgoset pasi do të jetë Gjykata e Apelit ajo që do të vendosë përfundimisht, pas ish-ministri po gjykohet në gjendje të lirë.
Më herët, Avokati mbrojtës i ish-ministrit të Brendshëm, Maks Haxhia, ka deklaruar se Tahiri është i pafajshëm, dhe se do të jetë çmenduri që gjykata të vendosë fajësi, pa asnjë provë, apo argument për ta deklaruar fajtor për tre akuza shumë të rënda.


Fati i Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm u vendos sot nga kjo trupë prej tre gjyqtarësh. Ajo përbëhej nga Flora Hajredinaj, Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka.
Flora Hajredinaj është kryesuesja e trupës së gjyqtarëve, e cila ka në shqyrtim dhe dosjen ndaj Klement Balilit. Ndërkohë që kjo gjyqtare ka shqyrtuar dhe çështjen e ngritur ndaj Dritan Zaganit, për të cilin ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.
Irena Gjoka, është gjyqtarja tjetër e treshes që po shqyrton rastin Tahiri. Ajo është e njohur në karrierën e saj për dënimin e përjetshëm të dhëne për Dritan Dajtin, autori i vrasjes së 4 policëve në vitin 2009.
Ardit Mustafaj, është pjesë e trupës që gjyqtarëve që po vendos për fatin e Saimir Tahirit. Mustafaj është pjesë dhe trupës që po shqyrton çështjen ndaj Klement Balilit.
Ai ka marrë pjesë në vendimmarrjen, ku iu dha liria Arben Frrokut, i cili akuzohej për vrasjen e komisar Dritan Lamaj. Ndaj Ardit Mustafaj ka patur dhe një rast të kërcënimit me jetë, nëpër mjet një letre që iu hodh në banesën e tij në vitin 201
Trupi gjykues i përbërë nga Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka japin verdiktin final duke dënuar me 3,4 vite burg ish-ministrin më të rëndësishëm të Edi Ramës.
Prokuroria kërkoi 12 vite burg, për ish krahun e djathtë të Ramës në qeverinë e parë të rilindjes, Saimir Tahiri. Por gjykata ka dhënë burg për ish-ministrin Saimir Tahiri. Tahiri do të mbyllet pas hekurave vetëm nëse këtë vendim e konfirmon edhe apeli me vendim të formës së prerë. Procesi u ndoq nga afër edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



