Burma/ Masakra ndaj myslimanëve, është barbaria më e tmerrshme që ka njohur historia moderne e njerëzimit.
Mentor Kikia
Njeriu është gjallesa më përbindëshe në planet
Dinosaurët kanë qenë përbindëshat më të rrezikshëm që kanë jetuar në tokë. Mund të ketë patur edhe më të mëdhenj vrasës sesa ata më herët, por shkenca nuk e ka provuar.
Me zhdukjen e tyre, token filluan ta sundojnë të tjera kafshë grabtiqare, ndërsa sot si egërsirat më të rrezikshme konsiderohen luani, tigri, peshkaqeni, hipopotami, krokodili etj.
Dhe këto vlerësime i mbën njeriu, qenia më inteligjente në planet.
Por unë mendoj se njeriu është specia më e rrezikshme në planet, është gjallesa më e eger, më përbindëshe, sado inteligjente të jetë, është vrasësi më i kobshëm.
Kafshët grabitqare e vrasin njëra- tjetrën sepse i duhet ushqim për të mbijetuar, por njerëzit e hanë njëri-tjetrin edhe sepse nuk besojnë në të njëjtin Zot, sepse nuk kanë të njëjtën ngjyrë lëkure apo nuk flasin të nëjtën gjuhë.
Ajo që po ndodh në Burma, me masakrat ndaj myslimanëve, është barbaria më e tmerrshme që ka njohur historia moderne e njerëzimit.
Dhe drejtohet nga një kryeministre, që jetoi disa vite në burg për shkak se ishte kundërshtare e juntës ushtarake.
Një grua që mori vëmendjen e politikës amerikane e britanike, u nderua me cmimin nobel për paqen duke u konsideruar si demokrate.
Pra, kjo sot ka lëshuar ushtrinë e po ha mbi 1 milion njerëz që besojnë në një tjetër zot.
Gjenocidi ndaj Muslimanëve kalon çdo kufi njerëzor – masakra në Arakan (Pamje të rënda 18+)
Vrasje e djegje masive te Muslimaneve po regjistrohen çdo dite ne Burma (Maynmar).
Si ka mundesi qe shume media boterore heshtin perpara ketij realiteti tragjik?
Refugjatët Rohingya kanë përshkruar dhunën e tmerrshme që detyroi ata të ikin nga shtëpitë e tyre në Burma për të kaluar në kampet informale në Bangladesh.
Dhuna kundër minoritetit mysliman Rohingya është rritur që nga tetori i vitit 2015, një reagim i përgjakshëm ndaj sulmeve vdekjeprurëse nga sulmues të panjohur në postet e policisë në afërsi të kufirit me Bangladeshin.
Masakrat nga më barbaret po kryhen ndaj civilëve Musliman dhe gjithë bota po shikon dhe po heshtë.
Fëmijëve u hiqen kokat, të tjerët po digjen të gjallë, trupat e disa të tjerëve po gjenden në ujë.
Gjenocidi – Një popull pa atdhe, si po masakrohen mijëra myslimanë Rohingya
Trupat e 20 myslimanëve Rohingya u nxorën nga një lumë të enjten përgjatë kufirit të Myanmarit dhe Bangladeshit, nëpër të cilin mijëra njerëz kanë ikur gjatë kësaj jave.
Rreth 18.500 myslimanë Rohingya kanë lënë shtëpitë e tyre që nga e premtja si pasojë e sulmeve dhe dhunës së vazhdueshme që po vijon prej ditësh në Myanmar (Burma), bën me dije Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.
Eksodi filloi javën e kaluar pasi qeveria e Myanmarit intensifikoi “operacionet e spastrimit” pas një sulmi të militantëve Rohingya në pikën kufitare, duke lënë të vdekur 12 zyrtarë të sigurisë.
Rohingya, një pakicë myslimane në Burma kryesisht budistë, konsiderohet si një nga popujt më të përndjekur në botë.
Myanmar, i njohur edhe si Burma, i konsideron ata pjesë të Bangladeshit, ndërsa ky i fundit thotë se ata janë burmezë.
Trupat e 12 fëmijëve dhe tetë të rriturve u nxorrën të enjten herët nga lumi Naf, tha për CNN, Ariful Islam, oficeri komandues i Gardës Kufitare të Bangladeshit në Teknaf.
Sipas tij, viktimat dyshohet se udhëtonin në një anije në tentativë për të arritur në Bangladesh.
“Situata nuk është e mirë. Rohingyas po vijnë të gjithë për të shpëtuar. Nga këtu ne mund të shohim tymin në anën tjetër, dëgjojmë zjarrin, zjarret janë të shpeshta. Fluksi i të ikurve po shtohet përditë”.
Ndërkohë nëpër rrjete sociale vinë imazhe tronditëse, sesi popullsia civile po masakrohet, gjymtohet, vritet në mënyrën më barbare.
Pak info per shtetin aziatik
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






