E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA 920 mijë dollarë Shqipërisë për reformimin e  sistemit të burgjeve
Lajme

SHBA 920 mijë dollarë Shqipërisë për reformimin e sistemit të burgjeve

Shtete e Bahskuara të Amerikës kanë akorduar një fondë shtesë 920 mijë dollarë, për Planin e Veprimit për Burgjet 2019.

n137 një postim në facebook, Ambasada e SHBA shkruan se totali i mbështetjes nga SHBA shkon në 5.1 milion dollarë, duke shtuar se ata mbeten të përkushtuar për të ndihmuar Shqipërinë që të ndërtojë një sistem drejtësie të efektshëm dhe transparent.

 

Ambasada-e-SHBA-e1449595157267

“Një sistem i përmirësuar burgjesh është thelbësor për përpjekjet e vazhduara të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit dhe luftuar krimin e organizuar. Më 1 tetor, Shtetet e Bashkuara akorduan një fond shtesë prej 920,000 dollarë në mbështetje të programeve të ligjzbatimit në Shqipëri, duke e rritur totalin e mbështetjes së SHBA në 5.1 milionë dollarë. Ndihma shtesë do të kontribuojë për Planin e Veprimit për Burgjet 2019 të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat do të kenë në shënjestër reformat brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të profesionalizuar edhe më tej sistemin korrektiv, përforcuar sigurinë publike, dhe zbatuar masa energjike kundër aktivitetit kriminal të organizuar. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara në mënyrë të palëkundur për t’i mbështetur këto përpjekje dhe për të ndihmuar Shqipërinë që të ndërtojë një sistem drejtësie penale që të jetë i efektshëm dhe transparent”, shkruan në facebook Ambasada e SHBA.

Capture

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.