E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nisin shirat, në Kurbin rrugë dhe banesa të përmbytura
Lajme

Nisin shirat, në Kurbin rrugë dhe banesa të përmbytura

Kanë mjaftuar vetem pak minuta reshje të furishme, për të arritur në mjaft problemtika në përmbytjen e banesave, tokave bujqësore dhe shkaktimin e pengesave në qarkullim të automjeteve në Rrethin e Kurbinit.

Me dhjetra ha tokë dhe disa banesa janë të rrethuara nga uji.  Gjithashtu është bllokuar nënkalimi i supërstradës në Fushë-Mamurras. Mjetet kanë devijuar rrugën, ndërsa mësohet se është bllokuar segmenti nga superstrada deri në qytetin e Laçit, pasi uji ka dalë nga kanali duke u shpërndarë në rrugë.

Në aksin e rrugës Mamurras – Laç kalohet me vështiresi pranë fshatit Gjorëm, pasi dalja e ujrave nga kanalet duke vershuar në rrugë pengon qarkullimin. Pikërisht në këtë fshat, disa ha tokë e përmbytur dhe banesa të rrethuara nga uji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.