Mustafa Nano: Ekziston një lloj gangokracie, që gjatë qevrisjes tuaj janë inkurajuar
Gazetari Mustafa Nano, ka qenë shumë i ashpër me kryeministrin Edi Rama sot në emisionin “Opinion”.
Duke i përmendur kreut të qeverisë grupet kriminale që kontrollojnë vendin, tha se në Shqipëri ka “gangokraci” dhe se sektorët kyç të ekonomisë drejtohen prej tyre.
Ai gjithashtu solli shembullin e një prej personazheve të njohur të botës së krimit, Emiliano Shullazit, i cili, sipas gazetarit, gjatë qeverisjes së Ramës, qarkullonte me eskortë.
Pjesë nga debati në studio:
Mustafa Nano: Ekziston një lloj gangokracie, që gjatë qevrisjes tuaj janë inkurajuar. E kam parë Shullazin të lëvizë me eskortë nëpër Tiranë në kohën tuaj. Më parë nuk lëviste me eskortë. Pushteti i gangove, është në terren. Universitetet, farmacitë, hotelet, i kanë gangot.
Edi Rama: Kjo është në një masë të konsiderueshme ajo që është përsëritur kaq shumë nga opozita jonë, sa është kthyer në një realitet, që arrin ti që nuk je kundërshtar politik, që nuk ke interes. Sheh një pallat të bukur, me siguri e ka një gango.
Mustafa Nano: Shpresoj ta shihni seriozisht.
Edi Rama: Shullazi ku është?
Mustafa Nano: Është në burg se bëri atë që bëri. Donte të merrte zgjedhjet e rektorit.
Edi Rama: Ky njeri, ka ardhur me eskortë i shoqëruar nga policia e shtetit, në fushatën time për kryetar bashkie dhe ka marrë zvarrë Vasilika Hysin dhe Besnik Baren. Ai me eskortë ka dalë, jo se e ke parë ti, por e ke dëgjuar si propagandë dhe e ke absorbuar.
Ku është ky? Ku janë një sërë nga profilet e larta të krimit? Jo vetëm në burg, por në vigjilje të një procesi që vetëm ne e kemi bërë, që është procesi i izolimit, nën shembullin e 41bis në Itali.
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Opinion”, është përplasur ashpër me analistin Mustafa Nano.
Gjithçka nisi rreth qëndrimit të gazetarit në karrike, ndërsa më pas përfundoi te poturet e kryeministrit në Bruksel.
Debati në studio:
Mustafa Nano: Unë mendoj Zoti Kryeministër që edhe sikur ta kishim marrë ‘po-në’ e Bashkimit Evropian, Shqipëria do të mbetej kjo që është , me fjalë të tjera jemi vendi më i mjerë i Evropës
Edi Rama: Po pse kështu?
Mustafa Nano: Sepse e tregoi edhe mbledhja e fundit që Maqedonia u veçua u diferencua nga Shqipëria
Edi Rama: Ere zotëri e di sa vjet ka Maqedonia që rri tek dera…është viti i 15-të për Maqedoninë që rri tek dera, ne kemi vitin e dytë…Si mendon ti dhe Maqedonia ndërroi emër , ndërroi identitet e kupton. Njësoj si ne ta kishim bërë Shqipërinë, Albania…
Mustafa Nano: Do na lejosh të shprehemi
Edi Rama: Nuk mund të thuash ti këmbë mbi këmbë ‘është vendi më i mjerë’..po pse qenka vendi më i mjerë?
Mustafa Nano: Ç’ke ti për një njëri si unë që rri këmbë mbi këmbë, ndërsa kryeministri shkon me poture në Bruksel dhe çuditen nga këmbë mbi këmbë. Pse çuditesh?
Edi Rama: Edhe ti shikon nga pantallonat që mësove ngjyrat e veshjeve nga unë. Edhe ti shikon nga pantallonat ëëë…. I lash unë ngjyrat i more ti. Unë s’të them pse i more ngjyrat.
Mustafa Nano: Dëgjo…
Edi Rama: Si mund të biesh ti në këtë nivel, të merresh me poturet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



