Policia zbulon 15 ark me fishekë luftarakë e granata
Policia e Elbasanit zbardh detaje te tjera nga zbulimi i nje arsenali me fisheke luftarake dhe granata qe sekuestroi dje prane nje magazine.
“Në vijim të punës për identifikimin e autorit që kishte fshehur arsenalin me fishekë luftarakë e granata, të cilat i gjeti Policia e Elbasanit mbrëmjen e djeshme, u procedua penalisht, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasi: B. C., 38 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan”.
Sipas policise, falë bashkëpunimit me qytetarët në fshatin Godolesh, në vendin e quajtur Prita, pranë magazinës së tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 15 arka me fishekë luftarakë, si dhe dhe 12 granata defensive.
Nga veprimet e para hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet se arenali eshte hedhur ne kete zone, piketisht nga shtetasi qe eshte vene ne hetim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



