E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fati tragjik i shpërndarësit të picave
Lajme

Fati tragjik i shpërndarësit të picave

Mendohet se për shkak të errësirës dhe mungesës së sinjaleve në pjesën e pasme të motorit, i riu nuk është parë nga drejtuesi i autobusit.

Ky qe ahikoni ne foto është 25-vjeçari Ramazan Bata, i cili u aksidentua për vdekje mbrëmjen e kaluar në rrethrrotullimin e Shkozetit.

I riu që punonte si shpërndarës picash u përplas me një autobus “Skania”, që e rrëzoi në tokë.

 

Pak minuta më vonë, mbi trupin e 25-vjeçarit që gjendej i shtrirë në asfalt kaloi një furgon që i shkaktoi të tjera dëmtime. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar pikërisht momentin kur furgoni përshkon rrethrrotullimin pa bërë asnjë përpjekje për të shmangur të riun që ndodhej i shtrirë në trajektoren e rrugës.

Policia e gjeti trupin e të riut afro 1.5 kilometra nga vendi i aksidentit, gjysmë të zhveshur dhe me plagë të shumta. Rrethanat e zhvendosjes së viktimës janë ende të paqarta, por nga një material filmik që disponon policia i riu mësohet se është marrë nga drejtuesi i furgonit që e aksidentoi për herë të dytë, dhe është lënë pranë urës së Dajlanit.

Kanë qenë të afërm të viktimës që bashkë me foton e publikuar në rrjetet sociale kanë shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të 25-vjeçarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.