E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja  amerikane  pyet: Pse nuk është në burg Edi Rama…
Lajme

Gazetarja amerikane pyet: Pse nuk është në burg Edi Rama…

Përmes një postimi në Twitter ajo ngre edhe pyetjen: “Pse nuk është në burg kryeministri shqiptar?”, ndërsa shton se një shtetas amerikan është në burg tashmë për këtë çështje.

“Skandal. Demokratët duan që asnjë media të mos flasë mbi të. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pagoi 80 mijë dollarë për këtë foto me Obamën, përmes një qytetari amerikan i cili tashmë është në burg. Çfarë i ndodhi Obamës dhe Ramës? Pse ata nuk janë në burg”, shkruan Carter në postimin e saj.

Për foton është dënuar në fillim të muajit tetor greko amerikani William Ageros me katër muaj burg pasi përdori një kontribut të paligjshëm për mbledhjen e fondeve për Presidentin amerikan Barak Obama.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, PD kërkoi që prokuroria    të nisë hetimet për pagesën e 80 mijë dollarëve të paguar nga Edi Rama për foton me Presidentin e SHBA, Barack Obama në vitin 2012.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.